• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk është opozitë kjo, mos na çmend”, analisti përplaset me Bumçin: Çfarë lidhje ka Rama me Banjskën?!

by A R
17/10/2023 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i jashtëm i PD-së, Aldo Bumçi, është përplasur në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, me analistin Artur Zheji, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës nga serbët. Ndërsa Bumçi fajësoi Ramën për qëndrimin kundër kryeministrit të Kosovës dhe kërkesës për një konferencë ndërkombëtare, analisti Zheji e ndërpreu, duke i kërkuar që të mos bëjë paralelizma mes manastirit të Banjskës dhe kryeministrit të Shqipërisë.

Debati në studio

Aldo Bumçi: Rama nuk sillet si kryeministër shqiptar. Gjermania ndaloi projektin e ndarjes së Kosovës, ku pati edhe aktorë të tjerë në Kosovë, Shqipëri. Kishte përpjekje për ta shkëputur Serbinë nga Rusia, por Daniel Server, një studiues veteran i Ballkanit bën pyetjen: A e kanë lëvizur Serbinë drejt Perëndimit këto tolerime? Jo. Dhe një përpjekje e dytë për të krijuar një ndarje de-facto të Kosovës ishte sulmi terrorist në Banjskë që dështoi sepse Policia e Kosovës ishte e përgatitur me informacionet e inteligjencës që ia kishin dhënë partnerët. Po të ishin vonuar në kohë ai armatim do të ishte shpërndarë në njerëz, do të kishin dalë serbët në rrugë dhe do të kishim de-facto në ndarje. Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Anglez tha se po përdoren edhe manastiret për të shpërndarë armët dhe ashtu ndodhi.

Z. Rama është kryeministër i Shqipërisë, nuk bën rolin e ndërmjetësit dhe si i tillë ka qenë i pari që ka goditur Kurtin me anulimin e mbledhjes së qeverive.

Artur Zheji: Po ç’lidhje ka manastiri i Banjskës me Ramën? Aty Hamasi kishte dy vjet përgatitje dhe sfidoi Mosadin..

Aldo Bumçi: Kryeministri i Shqipërisë duhet të konsultohet me kryeministrin e Kosovës dhe faktorët politkë atje dhe jo të dalë në televizion. E dyta konferenca për Kosovën. Ka përfaqësues të BE-së dhe SHBA. Kë do Rama tjetër aty? Konferencat bëhen kur ke statusin në pikëpyetje, jo kur statusi i Kosovës është i mirëvendosur, i njohur nga 110 shtete. Atëherë Rama del me konferencë ndërkombëtare, del me idenë për asociacion, pa u konsultuar me Kosovën. Po Rama do ta zbatojë asociacionin?

Artur Zheji: Nuk është opozitarizëm ky. Nëse bën një analizë gjeopolitike dhe bën Ramën përgjegjës. Nuk është opozitë kjo, po na çmend!

Aldo Bumçi: Më lër të flas.

Artur Zheji: Po nuk dua të gabosh, mor vëlla. Bëj opozitë të shëndetshme.

Aldo Bumçi: Nuk ka pajtim shqiptaro-serb si ai franko-gjerman. Rama nuk flet për Kosovën. Është vend i pavarur me institucionet e saj. Rama nuk dënoi sulmin terrorist. Rama donte të izolonte Kurtin dhe të fliste ai.

/a.r

Next Post
Samiti i Tiranës, deputeti i PS: Ja pse Bashkimi Evropian ishte “i lodhur” me zgjerimin

Samiti i Tiranës, deputeti i PS: Ja pse Bashkimi Evropian ishte "i lodhur" me zgjerimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In