• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk është më i pamundur fundi i NATO-s

by Java News
21/01/2026 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Augustin Palokaj

E vetmja gjë që mund të parashikohet për sjelljen e administratës amerikane në mandatin e dytë të presidentit Donald Trump është paparashikueshmëria. Këtë e kuptuan këtë fundjavë edhe liderët evropianë të përballur me kërcënimin e ri amerikan për tarifa shtesë për ato vende anëtare të NATO-s që shihen si pengesë për “marrjen në pronë” të Grenlandës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe pse Trumpi paralajmëroi këto masa ndëshkuese vetëm ndaj 8 vendeve evropiane të NATO-s, përfshirë edhe dy që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, ky kërcënim nxiti përsëri presion ndaj evropianëve që t’i forcojnë radhët dhe të bashkohen për të reaguar ndaj masave të reja. Bashkimi Evropian e dënoi këtë paralajmërim si “të papranueshëm“ dhe “të dëmshëm për aleancën transatlantike“. Kështu BE-ja ka nisur përsëri të përgatisë masat reciproke. Se Trumpi nuk ka respekt ndaj asnjë aleati dëshmoi edhe përfshirja e Britanisë së Madhe në listën e vendeve të cilat ai do t’i sanksionojë. Nuk ka shumë kohë kur Trump fliste për “lidhjet e forta speciale dhe të pazëvendësueshme mes Amerikës dhe Britanisë“.

Krejt ky tensionim në raportet transatlantike erdhi pasi disa vende evropiane dërguan ushtarë në Grenlandë për stërvitje të koordinuara. Fjala ishte për vetëm disa dhjetëra ushtarë. Arsyeja nuk ishte për të përgatitur ndonjë konfrontim ushtarak me amerikanët, por pikërisht për të adresuar një shqetësim që e kanë shprehur Trumpi dhe bashkëpunëtorët e tij, se evropianët nuk janë të gatshëm e as nuk duan të garantojnë sigurinë e Grenlandës.

Luftë për Grenlandën mes aleatëve nuk do të ketë, sepse fundi i fundit asnjë ushtar i ndonjë vendi aleat nuk do t’ia kthejë pushkën ushtarëve amerikanë. Por, fundi i NATO-s mund të vijë shpejt dhe kjo do të ishte një fitore e paprovokuar e Rusisë, Kinës dhe të gjithëve që nuk e duan NATO-n.

Forcimi ushtarak i NATO-s, si rezultat i ngritjes dramatike të investimeve në mbrojtje nga anëtarët evropianë të saj, nuk do të ketë ndonjë vlerë nëse shuhet aleanca politike. Dhe kjo tash po ndodh pasi një shtet anëtar, më i fuqishmi, kërcënon me aneksim të shteteve të tjera. Presidenti amerikan Trump përsëri shihet si person që po rrezikon shkatërrimin e NATO-s dhe për këtë e kritikojnë edhe kongresistë dhe senatorë nga radhët e republikanëve. Për garantimin e integritetit territorial të vendeve anëtare dhe për ruajtjen e unitetit të NATO-s kanë bërë thirrje përmes deklaratave të përbashkëta shumë senatorë amerikanë, përfshirë edhe ata të cilët ditët e fundit kanë qëndruar në Danimarkë për të diskutuar rreth sigurisë në hapësirën arktike.

Kështu aleatët evropianë po përballen me faktin se nuk ka mjaftuar përkushtimi për t’i rritur investimet në mbrojtje në 5 për qind të bruto prodhimit vendor, siç kishte kërkuar Trumpi. Tash ai bën kërkesa që të marrë në pronësi territor që i takon një shteti aleat. Për BE-në nuk ka mjaftuar as marrëveshja të cilën e kishte arritur me presidentin Trump presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për uljen e tarifave për mallrat amerikane në BE. Tash Trumpi përsëri kërcënon me tarifa të reja. Pra, aleatët më nuk janë të sigurt se sa mund të llogarisin në Aleancën deri tash të pathyeshme transatlantike.
NATO ka ekzistuar për 77 vjet si Aleanca më e fortë ushtarake në botë pikërisht për shkak se ka pasur besim mes aleatëve dhe janë ndarë vlerat e përbashkëta. Kjo me mandatin e dytë të Trumpit ka ndryshuar. Prandaj as fundi i NATO-s nuk mund të përjashtohet më. Nuk duhet të habitemi pse Moska ndër të parat ka shprehur kënaqësi për këto çarje në raportet mes aleatëve në NATO.

Nuk është ndonjë sekret se pa SHBA-në, NATO as përafërsisht nuk do ta kishte fuqinë ushtarake që e ka tash. Por, në këtë fuqi të NATO-s, SHBA-ja bën pjesë me 80 për qind prandaj kanë të drejtë të kërkojnë rritje dramatike të investimeve në mbrojtje. Këtë e kanë kërkuar edhe paraardhësit e Trumpit. Por, ata asnjëherë nuk e kanë vënë në dyshim gatishmërinë për t’u dalë në mbrojtje aleatëve e lëre më t’i kërcënojnë ata, siç bën tash administrata Trump. Prandaj në situatën aktuale nuk janë të ekzagjeruar as pohimet për mundësinë e fundit të NATO-s.

Next Post
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

March 11, 2026
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Protesta e 12 marsit para Kuvendit, Tabaku: Do jetë paqësore! Bëhet për çmimet e larta dhe korrupsionin

March 11, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

March 11, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Degradon konflikti mes disa personave në Bulqizë, 3 të plagosur, policia në kërkim të 2 autorëve

March 11, 2026
“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In