Analisti Arjan Curri është shprehur në “Top Story” se opozita do të zgjedhë Ilir Alimehmetin si kandidat për zgjedhjet lokale në Tiranë vitin e ardhshëm.
Sipas Currit, nuk do të jetë Florian Binaj, por sipas tij, kandidatura i është premtuar Alimehmetit. Nga ana tjetër, Alfred Lela zgjodhi të mos e komentojë këtë informacion që Curri pretendon se e ka të sigurt.
Pjesë nga diskutimi në Top Story:
Lela: Kur di për SPAK, për PD patjetër.
Curri: Për rastin e PD mund të t’i them edhe burimet.
Lela: Unë hesht me heshtje, nuk është kjo tema, është herët.











