• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk është luftë për drejtësi, por për Tiranën

by Dritan Hila
14/02/2025 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Kur Albin Kurti e pa se e kishte të pamundur të thyente PDK-në në fushëbetejën e votave, ju lëshua kundërshtarëve me akuza për korrupsion. E shoqëruar me akuzat serbe për krime lufte, gjithë kupola e ish-UÇK-së dhe e PDK-së, përfundoi nën hekurat e Gjykatës Speciale.

Pas katër e kusur vitesh, asnjëri prej tyre nuk është dënuar për krime lufte apo vjedhje, mirëpo akuzat e bënë të vetën dhe aktualisht, pavarësisht luhatjeve, Kurti po mbretëron i pashqetësuar.

Ndërkohë në Tiranë, Berisha ndodhej përballë murit të PS-së të përfaqësuar nga Erion Veliaj. Në të gjitha zgjedhjet, trendi në favor të PS-së po shkonte drejt rritjes, ndaj duhej një mekanizëm tjetër. Nisën akuzat për përfshirjen e Veliaj në çështjen e inceneratorëve. U bënë hetime qilizmë, u dënuan njerëz, por ai nuk dilte i implikuar. Ndërkohë propaganda e PD-së, ulërimat digjitale, arratisja e Ahmetajt, e bënë të vetën.

Opinioni filloi të mendojë që diçka kishte.

Plas çështja 5D. Sipas zërave të ndrojtur nga bullizmi i rrjetit dhe ai i PD-së, dy prej të pandehurve dhe as Veliaj nuk kanë lidhje fare me skemën, por kjo nuk e pengon prokurorinë t’i mbajë në burg. Rastësi? Mbase!

Tre muaj para zgjedhjeve, Veliaj futet në burg me akuzën se e shoqja ka blerë fustane. Asgjë, asnjë akuzë për Veliajn që lidhet me detyrën e tij apo fondet e bashkisë. Rastësi? Mbase!

Ndërkohë makina e propagandës vazhdonte të punonte. Nëse pyet njerëz në rrugë, të thonë që ka vjedhur. Kur i pyet se ku, të thonë tek inceneratorët. Dhe kur u thua që SPAK-u nuk e nxjerr të përzier, ta kthejnë që SPAK-u komandohet nga Rama. E kur i pyet sesi shpjegohet që ky SPAK-u i komanduar nga Rama e fut në burg për fustanet e së shoqes, por nuk ka gjetur vjedhje të tij, përgjigjja është se je rilindës.

Ndërkohë prokurorët kanë një të shkuar në radhët e PD-së. Rastësi edhe kjo? Mbase! Por sikur u bënë shumë. Ka më shumë të ngjarë që e gjitha kjo të jetë një strategji e koordinuar që çoi në dekapitimin e PS-së në Tiranë.

Aktualisht PS-ja e qarkut të Tiranës gjendet pa kupolë drejtuese. Braçe dhe Majko të sjellë me urgjencë në momentet e fundit, do ta kenë vështirë të përvetësojnë skemën dhe njohjet e Veliajt.

Aktualisht Tirana është me kokë të prerë. Veliaj mund të zëvendësohet në administrimin e bashkisë, por në parti ku vlejnë lidhjet personale, do kohën e vet. Kjo është edhe arsyeja që Këlliçit i janë fryrë puplat dhe shpreson ta “degjenerojë” Ramën.

Mirëpo trashëgiminë e Veliaj me 60 mijë vota diferencë vështirë se Kelliçi do mundet t’i gëlltisë. Megjithatë dëmi është bërë, sikurse me PDK-në në Kosovë. Ka vetëm një ndryshim që përfundimi mos të jetë me fitoren apo barazimin e PD-së, pasi elektorati i majtë është trembur dhe ka kompaktësuar radhët.

Për më tepër duke qenë një parti e madhe dhe pa nevoja aleancash dhe koncesionesh, si dhe diferencë të madhe në vota, pak do të ketë të ngjarë që PS-ja të ketë fatin simotrës së saj në Kosovë.

Next Post
Dëmtohet mburoja e centralit bërthamor të Çernobilit, Ukraina: U godit nga Rusia

Dëmtohet mburoja e centralit bërthamor të Çernobilit, Ukraina: U godit nga Rusia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In