Kryeministri Rama komentoi sot në Kuvend akuzat e PD se ai po tenton të ndalojë formimin e koalicioneve zgjedhore.
Ai tha se kjo është ‘qarja’ më e fundit në kohë e Lulzim Bashës, por jo e fundit që pritet prej tij.
Rama u shpreh se Shqipëria do t’i formulojë koalicionet si e gjithë Europa. Ai madje shtoi, se shembulli do të merret nga Italia, shkruan javanews.al
“Ne nuk do t’i ndalojmë koalicionet, por do t’i bëjmë si në Gjermani dhe në çdo vend të Europës. Të më sjellin një rast jo në botë, por edhe prapa diellit, ku koalicionet janë si në Shqipëri. Ne do t’i bëjmë koalicionet siç i ka Italia. Koalicionet janë program dhe listë e përbashkët” – tha Edi Rama.
/JavaNews/a.r