• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Nuk është e thënë të krijohet një martesë”, presion për krijimin e një qeverie në Kosovë

by A R
19/12/2019 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse ende nuk ka marrëveshje ndërmjet dy partive të mëdha për një koalicion qeverisës, ka nisur presioni publik ndërkombëtar për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja në Kosovë. Për të zhbllokuar këtë ngërç në Kosovë mbrëmë ka arritur një delegacion gjerman. Ata mbrëmë kanë zhvilluar takim me liderin e LVV-së, Albin Kurti, ndërsa sot herët në mëngjes me atë të LDK-së, Isa Mustafa. Dy deputetët gjermanë kanë kërkuar krijimin sa më të shpejtë të institucioneve. Sipas tyre kjo javë është vendimtare për krijimin e qeverisë.

“Sa i përket bisedimeve për formimin e qeverisë në këtë rast nuk është e thënë të krijohet një martesë dashurie. Ajo që ka rëndësi është që të ketë besim ndërmjet palëve. Me ata që kemi biseduar jemi të gjithë me një mendim që është e rëndësishme që të ketë një qeveri. Më e rëndësishmja në politikë është që të ketë besim. Deri në konsultimin e parlamentit kanë mbetur edhe një 1 javë kohë dhe pritje jona është se dhe kur ata bisedojnë ndërmjet vete mund të ketë zgjidhje.

“Të gjithë politikanët e kuptojnë rëndësinë e përgjegjësisë që e kanë pas zgjedhjeve për të themeluar qeveri stabile. Koha po mbaron prandaj duhen negociata të suksesshme. Nuk duam të ndërhyjmë se nuk është në mandatin tonë, por kemi ardhur për t’i dëgjuar dhe lënë disa porosi. Negociatat për koalicion nuk duhet të humbin në detaje teknike. Ndjemë se ka vullnet politik për ta formuar qeverinë për të mirën e qytetarëve. Nëse ka besim të ndërsjellë nuk duhet humbur në detaje teknike. Asnjëri nuk duhet të mundohet ta dobësojë tjetrin, të ketë qasje profesionale”.

Ndërkohë nëpërmjet një deklaratë të përbashkët shefat e misioneve të BE-së në Kosovë kanë kërkuar krijimin sa më të shpejtë të qeverisë.

“Ne besojmë se palët do të arrijnë konsensusin e nevojshëm për të tejkaluar sfidat e mbetura. Kosova duhet që me urgjencë të vazhdojë punën në reforma për zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si dhe sundim të ligjit dhe dialogun me Beogradin të cilin e lehtëson BE-ja thuhet në komunikatën e tyre të përbashkët”.

Deklaratën e misioneve të BE-së në Kosovë e kanë përkrahur edhe Ambasada Amerikane dhe ajo Britanike në Kosovë. Kreu i VV-së Albin Kurti ndodhet për udhëtim në Itali dhe takimi i radhës Kurti-Mustafa pritet ditët në vazhdim, pas kthimit të tij në Prishtinë.

Next Post
EMRAT / VIP-at shqiptarë, që i dhanë fund dashurisë në vitin 2019

EMRAT / VIP-at shqiptarë, që i dhanë fund dashurisë në vitin 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

March 16, 2026
Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

March 16, 2026
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

March 16, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

“Çmimi i naftës do ulet”, Trump: Lufta do të mbarojë së shpejti

March 16, 2026
Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar

Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar

March 16, 2026
Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

March 16, 2026
Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk paralajmëron zhvillime të bujshme

Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk paralajmëron zhvillime të bujshme

March 16, 2026
Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In