• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk është budalla, është shejtan!

by Dritan Hila
20/04/2024 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Në një mbledhje të këshillit kombëtar të PL ku më shumë njerëz kishte në tribunë sesa në plate, Ilir Meta shpalli vijën e re politike.
Asgjë nuk ka mbetur nga ajo që dikur quhej LSI dhe kishte në radhët e saj profesorë dhe personalitete politike, ashtu sikurse asgjë nuk ka mbetur nga Ilir Meta i dikurshëm. Profesorët e dikurshëm janë zëvendësuar me figura groteske e deri qesharake të cilat Meta do t’i përdorë si gjyle njerëzore në sulmet ndaj institucioneve, ndaj edhe kërkoi klonimin e Ted Blushit në 25 kopje. Metën e dikurshëm ta kujtojnë vetëm pasazhet nga llafosjet e tij, kur tregon sesi ka shkarkuar apo ngarkuar njerëz kur ishte kryeministër, pasi ky i sotmi është një karikaturë e një aktori humori me inteligjencën e Fred Belerit. Ose mbase ky ka qenë gjithmonë por ka ndryshuar Shqipëria.
Asgjë nuk ka mbetur nga LSI-ja e dikurshme e cila ka pasur një tis ideologjik dhe një qasje të majtë. PL sot është thjesht një grupim që si ideologji ka Ilir Metën. Pakkush ka pasur dyshime se ajo parti ka qenë një projekt politik, përveçse një organizatë ku konkurenca do të ishte mes Metës dhe Kryemadhit. Të tjerët do ishin në funksion të tyre, figurantë që delegoheshin në poste shtetërore kur kjo parti ishte në pushtet në funksion të projektit ekonomik të mbajtjes së partisë dhe të çiftit udhëheqës në lojë.

Ka një javë që media merret me çështjen nëse ndarja e Kryemadhit me Metën është reale apo vetëm politike. Në fakt e gjitha ka interes publik zero. Ajo që i intereson njerëzve është a do përgjigjet kush për gjendjen, ku milionat e eurove për politikanët shqiptarë janë gogla në një vend ku pensionisti duhet të zgjedhë mes ilaçeve dhe pagesës së faturës së korentit; a do përgjigjet njeri për vilën me 11 hale në Lalëz, për vilat te Kodra e Diellit; fuoristradat 100 mijë euroshe; mbajtjen e një organizate që quhet parti dhe kërkon minimalisht 200 mijë euro në muaj, apo shkollimet në Angli të fëmijëve të dy personave që në 33 vjet nuk iu ka thënë njeri “puna e mbarë”. Sa për historitë sentimentale me “Dinasty” i shohin më mirë në telenovela sesa në talk show-et banale të televizioneve shqiptare. Sikurse askush nuk ka interes kur ish-presidenti i tyre kacaviret majë hekurave dhe reciton me gjestikulacione të një fëmije 5-vjeçar, pasi njerëzve nuk iu intereson aspak budallai që i zbavit por fati i shejtanit që i ka tallur dhe rrjepur me bllok në dorë për 33 vjet.

Next Post
Zbulohen misteret e Muzeut të FA në Bërzhitë/ Celibashi: Busti i Skënderbeut ka vlerë 900 mijë dollarë

Zbulohen misteret e Muzeut të FA në Bërzhitë/ Celibashi: Busti i Skënderbeut ka vlerë 900 mijë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

March 20, 2026
Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

March 20, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

March 20, 2026
NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

March 20, 2026
REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

March 20, 2026
Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Lufta me Rusinë-Zelensky: Ukraina përfaqësohet vetëm nga një delegacion politik në bisedimet në SHBA

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In