• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk është 30 qershori problemi, halli real nis në 1 korrik

by Lorenc Vangjeli
27/06/2019 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Të gjitha bastet janë vënë për 30 qershorin, por çfarë kemi parë deri më tani, është vetëm prelud aspak i lavdishëm, i problemeve të vërteta për vendin, të cilat do të nisin nga 1 korriku e tutje. Një korriku do të afrojë një amalgamë të çuditshme rrethanash, ngjarjesh e lëvizjesh; ai do të zhgënjejë nihilistët, do të trembë indiferentët, do të dyzojë votuesit, do të nervozojë gjakftohtët, gjaknxehtët do të rimbajnë protagonizmin dhe do të radikalizojë edhe më tej militantët. Në të kundërt të kësaj tabloje, maxhoranca shpreson se shpirtrat e trazuar do të qetësohen nga pushimet në det dhe opozita lutet që të ndodhë e kundërta.

Në 1 korrik, palët do të duhet të paguajnë faturën e tyre edhe pse do të orvaten ta shmangin duke u sjellë sërish si dy drejtëza të kithta me njëra-tjetrën kur do të brohorasin njëherësh fitore. Fitore do të thotë Rama në darkë duke ju referuar shifrave të bashkive socialiste. Fitore do të thotë Bashan ë darkë duke treguar shifrat e pjesmarjes në zgjedhje. Në fakt të dy do të kenë të drejtë sepse ajo do të jetë fitorja e një beteje ku realisht kanë humbur të gjithë.

Edi Rama do të paguajë pjesmarjen e ulët në zgjedhje. Nga tre milion e gjysëm votues në lista, nga të cilët vetëm dy milion e qind mijë ndodhen realisht në Shqipëri, projektohet se dyshemeja e pjesmarjes mund të shkojë deri në rreth gjysëm milioni shqiptarë, të cilët do të shkojnë në votimet e të dielës. Këto janë shifra të cilat përputhen me një nga sondazhet e analistit të njohur Eduard Zaloshnja, publikuar në realstory.al. Pra, pak a shumë nga 15 deri në 20 për qind do të prodhojnë një pushtet të ri lokal me legjitimitet kushtetues, por me moral të cënuar nga votimet që nuk u bënë dot zgjedhje.

Tek këto shifra do të përplasen dy javët e para të korrikut, mbas të cilave, kush më shpejt dhe kush më vonë, do të ndërrojë kambalet me shapka plazhi, uniformën ushtarake të protestave, me rroba banjoje dhe helmin e politikës me kokteile në diell, në pritje që gjithçka, edhe njëherë si përherë, të nisë nga e para.

Në një korrik, sido që të venë punët, opozita do të zgjohet në shtratin e Prokustit, por pendesa nuk le shumë vend për të zgjedhur ndryshe. Ajo gaboi sepse edhe sikur të ishte qëllimmirë në aktin e djegies së mandateve, sistemi dikton ndryshe: në demokraci, qëllimi nuk i justifikon kurrë mjetet! Djegia e mandateve ishte një marrëzi totale që do të vulosë për një kohë të gjatë fatin e keq të opozitës, që tashmë të penduar.

Në një korrik edhe maxhoranca do të jetë e penduar që edhe njëherë si përherë, nuk inspektoi dhe nuk inkurajoi zgjidhje jo radikale. Dialogu dhe kompromisi do të ishin një shans më shumë për të dhe për gjithë klasën politike, por edhe për vetë Edi Ramën që do ta shkëpuste veten nga njëri skaj i segmentit defektoz të politikës që prodhon konflikt. Dhe duke lënë vetëm në skajin tjetër të të njëjtin segment, një opozitë llasticë që bërtet për të mbytur frikën dhe shpik një realitet paralel ku jeton e sillet si një virgjëreshë manastiri. Pavarësisht se banditë të padënuar dhe kriminelë të liruar nga burgjet, biznesmenë banditë dhe kriminelë me imunitet, para të pista dhe budallenj të ligj, kanë qenë dashnorë të saj me kohë të plotë jo vetëm në kohëra fushatash.

Edhe njëra, edhe tjetra, pozitë e opozitë, të drejta si drapëri do të rendin bashkë drejt vjeshtës, ku me të gjitha gjasat, nëse vërtet Zoti e do Shqipërinë, siç thonë edhe të majtët, edhe të djathtët, secili do të paguajë faturën e vet! Pa pritur 13 tetorin, ditën që Presidenti i Republikës e kuoton për zgjedhje të reja lokale.

Next Post
Horoskopi ditor, e Hënë 10 Shtator 2018

Këto janë dy shenjat më inteligjente të Horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

February 25, 2026
CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

February 25, 2026
Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

February 25, 2026
Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

February 25, 2026
Kamionët kthehen në Qafë Thanë pas 4 ditëve të bllokuar, shkak shembja e rrugës

Kamionët kthehen në Qafë Thanë pas 4 ditëve të bllokuar, shkak shembja e rrugës

February 25, 2026
Paralajmëron kreu i IKMT-së: Ndëshkim për çdo subjekt që nuk plotëson kushtet për sigurinë në kantiere!

Paralajmëron kreu i IKMT-së: Ndëshkim për çdo subjekt që nuk plotëson kushtet për sigurinë në kantiere!

February 25, 2026
Bllokimi i rrugës/ Shembet ura tek Arrat e Gurrës, do të ndërtohet rrugë provizore

Bllokimi i rrugës/ Shembet ura tek Arrat e Gurrës, do të ndërtohet rrugë provizore

February 25, 2026
Skandali që tronditi Napolin: Camorra vepron brenda spitalit, 4 të arrestuar

Skandali që tronditi Napolin: Camorra vepron brenda spitalit, 4 të arrestuar

February 25, 2026
Tërmeti në Belsh, sizmiologu flet pas lëkundjeve të djeshme: Ja zonat më aktive të vendit

Tërmeti në Belsh, sizmiologu flet pas lëkundjeve të djeshme: Ja zonat më aktive të vendit

February 25, 2026
Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In