Presidenti Biden tha të enjten se ai beson se Rusia do të pushtojë Ukrainën në ditët e ardhshme, duke vënë në dukje se Rusia ka shtuar më shumë trupa në kufi.
“Po, po,” u tha Biden gazetarëve kur u pyet nëse Rusia do ta çojë deri në fund planin e pushtimit. “Ndjenja ime është se kjo do të ndodhë brenda disa ditëve të ardhshme.”
Ai tha se kërcënimi i një pushtimi rus është “shumë i lartë”. “Për shkak se ata nuk kanë zhvendosur asnjë nga trupat e tyre jashtë, ata kanë zhvendosur më shumë trupa, në numër. ”, shtoi presidenti. “Çdo tregues që kemi është se ata janë të përgatitur të shkojnë në Ukrainë, të sulmojnë Ukrainën”.
Një zyrtar i administratës së Biden tha të mërkurën se Rusia ka shtuar deri në 7,000 trupa në kufirin me Ukrainën, duke i karakterizuar pretendimet e Moskës se po tërhiqte forcat si “të rreme”.
Informacionet nga administrata Biden kundërshtuan drejtpërdrejt deklaratat e Rusisë se brenda 24 orëve të fundit se ajo ka tërhequr disa forca dhe është e gatshme të angazhohet në diplomaci.
Biden tha se nuk ka ndërmend të realizojë një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin. Hera e fundit që të dy folën ishte të shtunën.
“Nuk kam në plan të telefonoj Putinin tani”, tha presidenti. Kur u pyet nëse beson se një zgjidhje diplomatike është ende e mundur, Biden tha “po”./m.j