• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Nuk e kanë me Metanin, duan të godasin Dumanin

by Lorenc Vangjeli
07/08/2023 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Edhe njëherë si përhërë, prestigjiatori i politikës nxorri befasisht nga kapelja e tij dhe xhepi i shamisë së xhaketës, “kauzën” e re të luftës. Të gjitha bateritë kundër Artur Metanit, inspektor i lartë i drejtësisë. E megjithatë kjo është vetëm cfarë shohin naivët. Berisha është mjeshtër i bilardos politike: godet cokun me stekë që të fusë në gropë bilën e duhur. Kjo është ajo që po ndodh këto ditë, kur Berisha po kryqëzon Artur Metanin, por mendjen e ka tek Altin Dumani. Sipas Doktorit, “Coku” i ILD-së ka mundësuar startin e inveneratorëve që gati një dekadë më parë.

Ai pretendon se Metani, ish-zyrtar i lartë në kryeministri atëherë, ka qenë aktor në procesin e shpalljes së emergjencës mjedisore vite më parë, cka dhe solli ngjizjen e idesë së inveneratorëve. Pas Berishës, gjithë ata që e besojnë dhe e ndjekin pas, në politikë dhe media, nuk kanë më dyshime që Metani është Arkimedi, i cili lëvizi me levë gjithë malin e mbeturinave në trekëndëshin Elbasan, Fier, Tiranë, që me pas u shndërruan në para.

Përmendja e emrit të Artur Metanit, Inspektor i Lartë i Drejtësisë, ishte befasi. Për të nuk ishte kujtuar njeri as në tre a katër vitet e gjata të zbërthimit të kësaj historie nga opozita dhe drejtësia. Emri i tij që nuk doli as në komisionin hetimor dhe as në listën e gjatë të personazheve të përfshirë në pandeminë e inceneratorëve, tani po shqiptohet nga Berisha si pacienti zero, prej të cilit nisi gjithcka. Metani akuzohet si një nga levat e përdorura për të vënë në lëvizje të gjithë mekanizmin. Por në Tiranë pothuaj kurrë nuk është ajo që duket në vështrim të parë.

Mbas këtij fronti të ri lufte fshihet një tjetër “armik” i frikshëm i Doktorit. Berisha i pavdekshëm është një nga disa qindra personazhet e rëndësishëm në Tiranë, por më i rëndësishmi ndër ta, që ka humbur gjumin, njëlloj si ata që nuk flenë dot në Palasë apo përtej Shqipërisë. I palumtur me marshimin drithërues që SPAK ka ndërmarrë në territorin e pandëshkueshmërisë tek e majta, instikti i tij i thotë se bota e pandëshkueshmërisë kërkon vetvetiu ekuilibër. Se goditjet e frikshme në të majtë do të kthehen herët a vonë edhe djathtas. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për disa ish-ministra të tij apo dhe deputetë, ndonjëri nga ta që tani me biletë një kalimshe për në burg. Berisha ndjen se frymëmarrja e rëndë e SPAK-ut po ndjehet deri në oborrin e tij, deri tek vila e familjes së tij në Lalëz, e cila mund të ketë fatin e vilave fatkeqe që i atribuojnë Arben Ahmetajt. E ndoshta edhe me keq. Ndaj Berisha godet Metanin duke kërkuar kokën e Dumanit.

Cili është mekanizmi? Inspektori Metani është një lloj kryegjykatësi i gjykatësve, në tryezën e të cilëve do të përfundojë gjahu i Dumanit. Në skenarin më të mirë, dikush tjetër në vend të tij, mund të japë garanci se mund të ndikojë mbi gjykatësit e dosjeve të nxehta. Tek Metani që pretendonte se institucioni j tij nuk do të jetë “cekic në kokën e gjykatësve, por do të ndëshkojë vetëm ata qe do ta meritojnë”, Berisha nuk ka besim. Tre vitet e tij në gjysmëhije në detyrë e kanë provuar një gjë të tillë. Për më shumë, edhe kësaj jave që është gjendur në syrin e ciklonit, ai nuk ka tentuar thjesht të vetëmbrohet, por po tenton të shndërrohet në mburojë për gjykatësit e prokurorët dhe pavarësinë e tyre nga sulme politike e mediatike. Që për më shumë, duket sikur vijnë vetëm nga Doktori e të tijtë, por që kanë për duartrokitës në heshtje edhe shumë të majtë që në mënyrë paradoksale, do ta donin kokën e tij në sininë klasike të Doktorit. Në heshtje dhe jo për paradoks, madje, ata janë aleatë të pashpallur të Berishës në këtë betejë vere. Sepse edhe ata janë më shumë se të palumtur jo me Metanin që e kanë votuar vetë, por me Dumanin që është shndërruar në një qendër të frikshme pushteti në Tiranë.

Edhe shumë nga socialistët dhe kryesisht për ta, Zoti nuk e bëri ëndërr makthin që ju ka shkaktuar SPAK-u. Edhe ata, njëlloj si Berisha dhe shumica dërmuese e shoqërisë shqiptare, kanë marrë provat e mjaftushme që SPAK-u nuk është SKAPI i partisë. Për më shumë, një pragmatist i lindur si Edi Rama, i zhgënjyer nga një shumicë e tyre, jo vetëm që nuk do të lëvizte gishtin për t’i mbrojtur nga Dumani, por sic dhe ka premtuar, do t’u afronte një fat edhe më të keq sesa ai që i pret, po të ishte vetë prokuror! Ndaj duket se këtë gusht përvëlues, të gjithë e kanë me “kryegjykatësin” Metani. Një efekt anësor i kurës që ka shpikur Doktori nga halli që nuk ka cfare i bën Dumanit!

Next Post
Inceneratorët/ Berisha: Rama po kërkon të shpëtojë duke bërë kurban Peleshin

Berisha vijon "flirtin" me Ahmetajn: E ka refuzuar 6 herë ndërtimin e inceneratorit të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In