• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk e kam thirrur unë policinë”/ Basha: Kam marrë mesazhe pafund nga ndërkombëtarët. Ndërsa selitë diplomatike shprehnin shqetësim, policia…!

by Java News
10/01/2022 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi në emisionin “Pikat mbi i” në Neës24 se ka marrë mesazhe të shumta nga ndërkombëtarët gjatë zhvillimit të ngjarjeve të 8 janarit, por edhe para dhe pas. Basha akuzoi policinë se nuk reagoi në kohë, ashtu siç duhet të reagojë policia e Shtetit kur konstaton shkelje dhe se gënjeu kur tha se u hodh gaz nga selia e PD.

Basha tha se ndërkohë që selitë diplomatike shprehnin shqetësim, policisë iu desh kohë të reagonte.

“Mesazhe kam marrë pafund, mesazhet janë bërë dhe publike, një pjesë e tyre. Në qoftë se ju vazhdoni të besoni Ramën pas 8 viteve është problemi juaj. Kam marrë shumë mesazhe gjatë zhvillimit të ngjarjeve, por edhe para dhe pas 8 janarit.

Nuk ka nevojë të dish kodin penal, që policia e shtetit ekziston dhe paguhet nga taksat për të ndërhyrë kur konstaton shkelje të ligjit. Përveç kësaj, jo nga unë por deputetë ka pasur njoftime për dhunën sepse ka pasur njerëz të lënduar dhe brenda në sallë dhe nga dhuna dhe nga gazi. E gjitha është një alibi. E di ku tregohet alibia, ndërkohë që kishin dalë deklaratat e kancelarive, policia akoma mendonte të ndërhynte apo jo.

Jo të punonjësve të policisë dhe nuk e kam thirrur unë policinë, por të instrumentalizimit të policisë dhe prokurorisë sepse është e qartë që pjesë e skenarit të Ramës dhe Beirshës është vijimi i kësaj valleje. Mediat kanë 4 muaj që merren me këtë punë dhe kjo i leverdis Edi Ramës, trekëndëshit të Bermudës sepse kështu vazhdojnë vjedhjet. Pandemia bën kërdinë, ekonomia në kolaps. Luksi që ka Edi Rama është që ka pasur Sali Berishën i cili i premtoi se do bënte gjithçka deri në fund për të shkatërruar PD-në. U përpoq por nuk ia doli. PD është këtu dhe do ngrihet mbi rrënojat e 8 janarit.

Policia ka gënjyer prej momentit të parë kur tha është hedhur gaz. Këtu kanë qenë kamerat, kanë parë se ato janë bombola zjarrfikëse, pluhur i bardhë për të fikur zjarrin. Ndërkohë që selitë diplomatike shprehnin shqetësim për dhunën, policisë iu desh kohë për të reaguar. Prokuroria po përpiqet të ndajë fajin përgjysmë”, tha Basha./m.j

Next Post
VIDEO/ “Mercenarët vrasës, të Lul Kimikut”! Berisha nxjerr pamjet kur njerëzit e Bashës përdorin gaz lotsjellës

VIDEO/ "Mercenarët vrasës, të Lul Kimikut"! Berisha nxjerr pamjet kur njerëzit e Bashës përdorin gaz lotsjellës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In