Një ngjarje e rëndë tronditi Australinë në vigjilje të Vitit të Ri. Një baba shqiptar qëlloi për vdekje të bijën dhe bashkëshortin e saj.
Osman Shaptafaj ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën, pasi qëlloi edhe mbi veten.
Lexo edhe:
Të jetosh në çadër në mes të acarit: reportazh në fshatin Zhejë të Kurbinit
Por përse e vrau ai Lindita Musain dhe bashkëshortin, Veton Musai?
Mediat spekulojnë se Shaptafaj nuk ka qenë i ftuar në fejesën ose dasmën e vajzës. Ai ua mori jetën atyre pikërisht në përvjetorin e parë të martesës.
Shaptafaj postonte vazhdimisht në rrjetet sociale mesazhe të koduara. Në një rast shkruante: “Më doni ose më urreni, të dyja janë në favorin tim. Nëse më doni do të jem gjithmonë në zemrën tuaj. Nëse më urreni, do të jem gjithmonë në mendjen tuaj”.
Mediat australiane shkruajnë se Lindita ka kaluar një fëmijëri të vështirë.
Shaptafaj kishte emigruar nga Maqedonia e Veriut drejt Australisë. Edhe dhëndri i tij ishte nga Maqedonia e Veriut. Ai ishte djali i Alil Musait, një emër i njohur pasi ka qenë kryetar i Komunitetit Shqiptar në Australi.
Po ashtu ai ka qenë president i Komunitetit Shqiptar të Melburnit dhe mjaft aktiv gjatë luftës në Kosovë. /e.s/











