• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Nuk e duroj dot më të dashurën e babait, më ktheni në burg”/ 40-vjeçari çudit me kërkesën për policinë pasi e lanë në arrest shtëpie

by Java News
06/08/2022 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për katër muaj ai jetoi me të atin dhe partneren e re të prindit, por më pas kuptoi se bashkëjetesa e detyruar nuk ishte më e qëndrueshme.

“E padurueshme”, e përkufizoi një 40-vjeçar italian ditën kur u largua me vetëdije nga shtëpia dhe u paraqit para karabinierëve duke u thënë se donte të kthehej në burg, pasi masa e arrestit në shtëpi, i ishte kthyer në makth.

“Jam liruar me arrest shtëpie, ju lutem më ktheni në burg. Nuk e duroj dot më të dashurën e babait tim”, ka deklaruar ai.

Karabinierët ia kanë pranuar kërkesën, por të nesërmen gjyqtari hetues duke vërtetuar arrestimin  e liroi dhe e ktheu në shtëpinë nga e cila ishte arratisur.

Protagonist i kësaj historie është një 40 vjeçar nga Torino me precedentë të ndryshëm kriminalë pas tij.

Që nga marsi i kaluar, burri ishte duke vuajtur një dënim kumulativ prej një viti e një muaji. Gjykata Mbikëqyrëse i kishte caktuar masën e paraburgimit në shtëpi, ndaj ai u kthye të jetonte nën të njëjtën çati me të atin dhe partneren e re të babait. Në fillim gjithçka shkoi mirë, por më pas do të lindnin probleme.

Dhe kështu, për të mos jetuar me “njerkën” e tij ai u arratis, duke e ditur fare mirë se shkelja do ta kthente në qeli. Në fund të fundit, ishte ajo që donte dhe nuk e fshehu para gjyqtarit hetues.

Ndoshta edhe burri mendoi se ia kishte arritur qëllimit kur dëgjoi prokurorin që i kërkonte paraburgim në burg.

Por gjyqtari konstatoi se nuk kishte kushte për këtë çështje Ligjore. Fakti që ai ishte arratisur ishte pa dyshim, por “në rastin konkret”, shkruan gjyqtari hetues, “elementi subjektiv i mashtrimit nuk mund të njihet me siguri të mjaftueshme”./m.j

Next Post
Sot dua të flas italisht…

Libri që më ka ndryshuar jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In