• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nuk e dinim që nuk lejohej”, Gjykata e Tiranës i lë në burg prostitutat kolumbiane

by A R
24/03/2025 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës konfirmoi masat e sigurisë “arrest në burg” për pesë kolumbianet e arrestuara të enjten nga operacioni “Orkidea”, si pjesë e një rrjeti prostitucioni në kryeqytet.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura pesë shtetaset kolumbiane, i thanë gjykatës se kishin ardhur në Shqipëri përmes një agjencie punësimi për arsye ekonomike, pasi vinin nga divorce në vendin e origjinës, por kanë mohuar të ishin pjesë e ndonjë rrjeti prostitucioni. Ndonëse kanë pranuar të jenë përfshirë në këtë aktivitet duke u regjistruar në faqet e eskortave në Instagram, për llogari personale të tyre, ato janë shprehur se nuk e dinin që prostitucioni ishte vepër penale në Shqipëri.

Masa e sigurisë “arrest në burg” qëndroi e pandryshuar edhe për taksistin Esmerald Sulollari, ndërsa për të dyshuarat Anisa Brahaj, oficere krimesh në Komisariatin nr. 4 dhe Elona Murajn, gjykata vendosi të vijojë masa e “arrestit në shtëpi”. Sipas burimeve brenda seancës, taksisti Sulollari ka kundërshtuar akuzën, duke pretenduar se ka bërë vetëm punën e tij të taksistit, shkruan A2.

Ai ka pranuar se ka transportuar vajzat nga Rinasi drejt Tiranës, në këmbim të pagimit të tarifës së taksisë. Fakti që u ka shërbyer vetëm si taksist, është konfirmuar edhe nga të dyshuarat kolumbiane në sallën e gjyqit. Nga ana tjetër, prokurori i tha gjykatës se 39-vjeçari Sulollari ka mbajtur kontakte me Gabriela Martinez, kolumbianen 47-vjeçare, të shpallur në kërkim si drejtuesja e këtij rrjeti prostitucioni në kryeqytet.

Në kodin “Orkidea”, Policia e Shtetit ekzekutoi 8 masa sigurie të enjten, nga 11 të miratuara nga gjykata mbi një rrjet të rekrutimit të vajzave nga Kolumbia, sjelljen e tyre në Tiranë dhe më pas përfshirjen e tyre në prostitucion, kundrejt tarifave nga 200 në 250 euro për çdo klient.

Prokuroria e Tiranës ka proceduar 44 vajza nga Amerika Latine si të përfshira në këtë skemë. Të dyshuarit në këtë çështje akuzohen në role të ndryshme për “shfrytëzim të prostitucionit”, “trafikim të personave të rritur”, “prostitucionin” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”.

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 25 Mars 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

March 14, 2026
Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In