Një 16 vjeçare nga Ballshi ka tentuar t’i japë fund jetës, duke konsumuar pesticide që përdoren për rrushin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Vajza teksa ka ikur sot nga shkolla, është gjetur rrugës, në gjendje të rëndë pas helmimit.
Dyshohet se prindërit nuk e kanë lejuar atë shkonte në ekskursion me shokët dhe shoqet e klasës dhe kjo ka qenë arsyeja e vetë-helmimit. Pas ngjarjes, 16 vjeçarja mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, në Spitalin Rajonal të Fierit.
Nga ana tjetër, lidhur me ngjarjen Zyra Arsimore Ballsh ka anuluar të gjitha ekskursionet.
/a.r