• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk duhet të ketë zgjedhje pa zbardhur financimet e politikës

by Mentor Kikia
08/09/2016 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Transparency International organizoi në Tiranë një konferencë dedikuar financimit të politikës, mungesës së transparencës së burimit të parave.
Isha i ftuar atje për një referim të shkurtër, të cilin po e ndaj me ju, jo thjeshtë si denoncim, por si një thirrje për ti rënë me grusht murit më të fortë që rrethon të keqen tonë. Lidhjes politikë-biznes-krim.

Faleminderit që ndaluat në Tiranë për të folur për këtë çështje. Në Shqipëri flitet shumë pak për këtë temë, të gjitha palët kanë rënë dakord, pa ndërmjetësinë e ndërkombëtarëve, që të mos e përmendin asnjëherë atë. Si fillim dua t’ju them se qeveria jonë, gjatë tre viteve të fundit, ka bërë shumë në luftën kundër informalitetit. Askush nuk mund të bëjë më biznes pa u regjistruar në organet tatimore. Megjithëkëtë, ka ende disa “ndërmarrje” që punojnë në mënyrë tërësisht informale. Më të mëdhatë ndër to janë Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Ne bëjmë sot shumë pyetje të tilla si:
1. Ku i gjejnë paratë partitë për të financuar tubimet madhështore elektorale që ua kalojnë edhe koncerteve të Bionses’?
2. Ku i gjejnë paratë për të paguar reklamat e kushtueshme?
3. Ku i gjejnë paratë për të paguar lobuesit në Uashington për t’u siguruar udhëheqësve të partive foto në koridoret e Kongesit, për t’i tundur këtu si mbështetje amerikane?
4. Ku i gjejnë paratë për të ushqyer makinerinë vrastare të demokracisë, blerjen e votës, një fenomen që po zgjerohet nga njëri proces zgjedhor në tjetrin?

Buxheti që jep qeveria dhe kuotat modeste të anëtarëve nuk do të mjaftonin as për mirëmbajtjen e selive. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009-të, drejtova një projekt që për herë të parë monitoroi shpenzimet elektorale të partive kryesore. Pas zgjedhjeve partitë raportuan shpenzimet e tyre elektorale që rezultuan të paktën 10 herë më të vogla nga sa kishim përllogaritur ne. Dhe dua t’ju them se llogaritjet tona ishin shumë larg të vërtetës, nuk iu afruam as gjysmë së të vërtetës. Në prezantimin e këtij studimi KQZ-ja refuzoi të merrte pjesë. Edhe përfaqësuesit e OSBE-së nuk erdhën. Edhe prokuroria refuzoi t’i hidhte qoftë dhe një sy. Pasi,. Sic ju thashë, ka një çështje këtu, për të cilën të gjithë bien dakord pa asnjë ndërmejtësim: Të mos e prekin çështjen e financimit të politikës.
Shqipëria ka një ligj për financimin e partive, por ky është i vetmi ligj për zbatimin e të cilit merret në konsideratë vetëm pohimi i të akuzuarit, që thotë se nuk e kam shkelur ligjin.
Politika jonë financohet jo përmes kuotave të anëtarëve, por nga bizneset dhe para që vijnë edhe nga bota e krimit.
Kjo është forma më e pastër korruptive, pasi këto para nuk janë asgjë tjetër veçse parapagim i korrupsionit. Sipërmarrësit që financojnë fushatat elektorale dhe politikën në përgjithsi, i marrin mbrapsht paratë, të shumëfishuara, përmes tenderave dhe koncesioneve korruptive. Opozita e sotme tregon me gisht donatorët e qeverisë që po përfitojnë dhjetra miliona euro nga koncesione të dyshimta. Ndërsa qeveria e sotme, para tre vitesh, tregonte me gisht donatorët e qeverisë së djeshme, që bënin të njëjtën gjë.
Financimi informal i politikës, është forma më flagrante dhe më brutale e korrupsionit në Shqipëri. Donatorët e politikës marrin trajtën e oligarkisë që jo thjesht përfiton favore, por edhe imponon pushtet e vendimmarrje. Nevoja e politikës për para, ka bërë që nga njëra legjislaturë në tjetrën, në parlament të ulen gjithnjë e më shumë me tregtarë dhe ndërtues, dhe gjithnjë e më pak politikanë profesionistë. Ata tërhiqen në politikë pasi i financojnë vetë fushatat e tyre. Duke shfrytëzuar varfërinë, injorancën dhe shkallën e lartë të mosbesimit të njerëzve tek politika, ata blejnë vota. Duke mos patur asnjë filtër në përthithjen e njerëzve të pasur që sigurojnë vota përmes parasë, në legjilaturën aktuale, në karriget e ligjvënësve u ulën edhe njerëz që i përkasin zyrtarisht botës së krimit. Ndërsa partitë, si organizata, kanë një detyrim formal të raportojnë financimet, këta njerëz nuk kanë asnjë detyrim ta bëjnë këtë dhe fondet që ata shpenzojnë në fushatat e tyre nuk raportohen.
Duhet të jemi të qartë. Financimi informal e ka inkriminuar politikën. Janë këto para që po shkatërrojnë deri në gjenezë demokracinë e brishtë shqiptarë, përmes blerjes së votës.
Shqiptarët janë shpresëplotë nga Reforma në Drejtësi, që po merr formë me mbështetjen agresive të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe ambasadori Lu deklaroi se Byroja Kombëtare e Hetimt është një paralajmërim i fortë për kriminelët që do të synojnë politikën. Kriminelët mund të mos futen në politikë, por do të futen paratë e krimit dhe kjo është e njëjta gjë.
Por çfarë duhet të bëjmë? Politika jonë nuk skuqet më nga ajo që ne themi. Duhet ushtruar presion që ajo të marrë seriozisht një ligj të vërtetë për transparencën e financimit. Presion nga ndërkombëtarët dhe shoqëria jonë. Ne duhet të bërtasim: Jo! Nuk ka zgjedhje pa transparencë finaciare. Ne nuk mund të pranojmë me zgjedhje me një politikë që na vjedh dhe me paratë që na vjedh, blen votat.
Propozimi im është: Ta financojë shteti fushatën elektorale. Edhe pse janë donacione biznesesh, ato sërish paratë tona janë, pasi biznesi sërish nga tenderat dhe koncesionet publike i merr ato para. Duke ndaluar rreptesisht donacionet e tjera(propozimet mund te jete te ndryshme, por rendesi ka te synohet nje zgjidhje).Një kuotë minimale sa për fushatë do të mjaftojë. Nuk ka nevojë të shtrohet sheshi me tapet për një miting, mjafton një mikrofon për të thënë edhe gjënë më të mënçur në botë. Nuk mund të lejohet më që në vendin më të varfër të Europës fushatat elektorale të kenë koston më të lartë në Eurpoë krahasuar me të ardhurat.

Next Post
FOTOLAJM/ Ish-ministri Cani “bashkohet” me opozitën

FOTOLAJM/ Ish-ministri Cani "bashkohet" me opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In