• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk duhen tanket në rrugë, por ndërgjegjësim

by Blendi Kajsiu
01/07/2021 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu

Shuarja tragjike e familjes Gushi ka ndezur një diskutim publik sa të rëndësishëm aq edhe të shëndetshëm mbi një nga problemet e mëdha të shoqërisë sonë, aksidentet rrugore. Shqipëria ka mesataren e vdekjeve në aksidentet rrugore katër herë më të lartë se ajo e BE-së.

Kjo do të thotë se vetëm në vitin 2019, sipas INSTAT, 519 shqiptarë vdiqën në aksidente rrugore. Është një shifër lufte, sidomos po të llogarisim edhe të plagosurit rëndë dhe lehtë nga këto aksidente. Është një kosto e lartë jo vetëm njerëzore, por edhe ekonomike për një shoqëri të varfër si e jona.

E megjithatë ky problem kaq i thellë rrallë merr më shumë vëmendje se Ilir Meta në mediat tona që artikulojnë gjithnjë e më tepër një Shqipëri ngushtësisht politike larg asaj sociale dhe reale. Vetëm në momente të rralla dhe tragjike si vrasja e familjes Gushi interesi i shoqërisë dhe i medias njehsohen për t’u përballur me probleme që u marrin jetën mijëra shqiptarëve.

Në rastin konkret janë hedhur shumë ide pozitive mbi uljen e aksidenteve rrugore, që nga ashpërsimi i Kodit Rrugor, shtimi i Policisë në rrugë, deri te përmirësimi i teknologjisë monitoruese. Ndonëse të rëndësishme shumica e zgjidhjet të ofruara fokusohen thjesht te njëra anë e problemit, represioni dhe injorojnë pothuajse tërësisht edukimin apo ndërgjegjësimin qytetar.

Ndonëse përmirësimi i funksionit të Policisë është një aspekt i rëndësishëm për uljen e aksidenteve rrugore ai është i pamjaftueshëm për sa kohë shoqëria jonë jo vetëm nuk i dënon, por as i emërton dot shumë fenomene të rrezikshme që janë praktika të rëndomta në rrugët tona.

Një nga këto praktika, është ajo që do ta quaj “bullizmi rrugor”. Bëhet fjalë për tendencën e makinave të shpejta dhe shpesh të shtrenjta, që në autostradë afrohen tepër afër, duke kërcënuar me përplasje, makinës pararendëse për t’i hapur korsinë. Përveç afërsisë gjatë natës përdoren edhe dritat e gjata që ushtrojnë presion dhe e qorrojnë shoferin e makinës pararendëse duke e detyruar të hapë korsinë.

Është një praktikë sa e rrezikshme, aq edhe e rëndomtë që e kam hasur shpesh në autostradën Tiranë-Durrës. Është bullizëm, pasi ky i fundit është fenomeni i ushtrimit të presionit dhe dhunës psikologjike dhe fizike mbi tjetrin. Dhe është rrugor, sepse ndodh në rrugë. Është ky fenomen që duket se i ka marrë jetën edhe familjes Gushi.

Shkak i këtij fenomeni nuk është thjesht mungesa e Policisë, por edhe kultura jonë e ngarjes së makinës. Është një kulturë darviniane ku dominon maskilizmi, arroganca dhe “i forti” që e detyron të “dobëtin” t’i hapë rrugë. Është kultura e shpërfilljes së jetës së tjetrit, e reduktimit të vlerës së saj te vlera e makinës që nget.

Ndaj për të eliminuar këtë fenomen duhet një fushatë jo vetëm policore, por edhe e ndërgjegjësimit qytetar kundër bullizmit rrugor. Hapi i parë në këtë drejtim është emërtimi i fenomenit. Hapi i dytë është denoncimi i tij jo vetëm në terma ligjorë, por edhe qytetarë.

Jam i vetëdijshëm që çdo propozim për ndërgjegjësim apo edukim qytetar te ne pritet me skepticizëm. Dështimi i edukimit dhe krijimit të “njeriut të ri” në komunizëm ka krijuar një dyshim të kuptueshëm te çdo iniciativë e shtetit për të edukuar qytetarin.

Ama, edukimi i qytetarit është një nga aspektet më të rëndësishme të aktivitetit shtetëror edhe në vendet më demokratike. Problemet që ne vuajmë sot me aksidentet rrugore, me ngarjen e makinës nën efektin e alkoolit, me mungesën e rripit të sigurimit, janë të njëjtat me të cilat shoqëritë e zhvilluara janë përballur dekada më parë. Një nga mekanizmat kryesore të përdorua prej tyre për të tejkaluar këto probleme kanë qenë fushatat ndërgjegjësuese.

Kështu, p.sh., koncepti i “designated driver”, i shoferit që nuk pi alkool në një festë për të çuar të tjerët nëpër shtëpi, lindi në vitet 1920 në vendet skandinave dhe u përhap më pas në SHBA dhe Europë nëpërmjet një sërë fushatash ndërgjegjësimi. Me shumë gjasa ky koncept ka shpëtuar shumë më tepër jetë se ashpërsimet e Kodit Rrugor.

E megjithatë, për çdo problem në Shqipëri zgjidhja e parë që ofrohet është dajaku. Edhe gjatë pandemisë së Covid, Kryeministri Rama shkoi deri te përdorimi i tankeve për respektimin e karantinës, ndërkohë që qeveria e tij bëri shumë pak fushatë ndërgjegjësimi qytetar për ruajtjen e distancës dhe vendosjen e maskave. Konsensusi, të paktën në nivel elite, duket se është se “shqiptarët janë popull i pagdhendur që nuk marrin vesh përveçse me dru”.

Problemi është se asnjë popull nuk është gdhendur vetëm me dru, sepse druri nuk e gdhend drurin. Druri ofron zgjidhje afatshkurtra për probleme afatgjata. Ndaj duhen edhe fushata ndërgjegjësimi qytetar qoftë kundër bullizmit rrugor, qoftë kundër ngarjes së makinës nën efektin e alkoolit. Në këtë aspekt mund të mësojmë shumë nga fushatat e ndërgjegjësimit të bëra si në Europë, edhe në SHBA.

Next Post
“Delfini” i Bashës, Salianji: E kemi prioritet partneritetin me SHBA por për Berishën ata s’kanë prova, le të na tregojnë një të vetme

"Delfini" i Bashës, Salianji: E kemi prioritet partneritetin me SHBA por për Berishën ata s’kanë prova, le të na tregojnë një të vetme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

March 22, 2026
Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 22, 2026
Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

March 22, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 22, 2026
Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

March 22, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

22, ditë e Diele

March 22, 2026
Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

March 22, 2026
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In