• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk duam më fatkeqësi”/ Veliaj: Vora nuk e harron kurrë Gërdecin! Duam të shkojmë vetëm përpara

by Java News
10/05/2023 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa kërkoi votën, jo vetëm të socialistëve, por edhe të demokratëve, për Blerim Sherën në Bashkinë e Vorës, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se qytetarët nuk duhet të votojnë për ta çuar vendin mbrapa, në fatkeqësi si ajo e Gërdecit. Veliaj tha se PD të vetmen gjë që e ka me provë është se di ta bëjë vetëm gropë.

“Kur këta thonë që te sheshi ‘Skënderbej’ do bëjmë një gropë të madhe dhe nga gropa do dalim në anën tjetër, ju në Vorë sidomos, e dini që këta po e thanë që bëjnë gropë, këta e bëjnë vërtet gropë. Kush ka jetuar këtu e di shumë mirë gropën e Gërdecit. Këta e bëjnë gropë që ç’ke me të! Në qoftë se ka një premtim që PD, Saliu dhe Ilir Meta e mbajnë, është se këta e bëjnë gropë. Dhe këta marrin jetë njerëzish kur e bëjnë gropë. Këta të bëjnë hatanë që ti nuk e harron kurrë, tërë jetën. Këtu ka familjarë që jetuan dhe mbijetuan tragjedinë e Gërdecit. Ne nuk e duam gropë! Ne nuk duam më fatkeqësi. Nuk duam të kthehemi më mbrapsht. Ne duam të shkojmë vetëm përpara për të ecur, për të përparuar, për të mbaruar punë, për të mbajtur premtimet dhe për t’u siguruar që çunat dhe gocat e Vorës kanë një të ardhme. Nuk ka nevojë të bindemi ne. O e di Vora se ç’a të bën Saliu me Shkëlzenin, o nuk e di njeri. O e di Vora se çfarë të bën Fatmir Mediu me Ilir Metën, o nuk e di asnjë njeri tjetër,” deklaroi Veliaj.

Ai tha se ashtu si në zgjedhjet e një viti më parë, ku PS mori 70% të votave, edhe në 14 maj Vora do të votojë të shkojë vetëm përpara.

“Ne do sigurohemi që të kemi një fitore 5 – 0 në Qarkun e Tiranës. Ashtu si ekipi i Vorës që u ngrit shumë herë më i fortë dhe më i fuqishëm, ashtu dhe skuadra jonë është super në formë për një rezultat 5 – 0. Ne duam jo vetëm familjen tonë, por ne duam që edhe të tjerët të bashkohen me ne. Ne duam që edhe ata që kanë qenë deri dje me Saliun dhe me Shkëlzenin, të kuptojnë që nuk mund të votosh për dikë që të dhunon, nuk mund të japësh besimin për dikë që të shkatërron, nuk mundet t’i japësh kontratën të të shërbejë dikujt që të hedh në erë. Ne duhet të tregojmë se ky është një qytet me dinjitet. Që nuk ka asnjë votë për ata që e kanë hedhur në erë, për ata që kanë hapur 26 varre, për ata që e kanë dhunuar Vorën, por ne kemi votë, kemi marrëveshje, kemi besëlidhje me Blerim Sherën, skuadrën e tij, skuadrën e Partisë Socialiste, skuadrën e familjes sonë të madhe të Vorës, ekipin e Vorës, çunat dhe gocat e Vorës dhe gjyshet dhe gjyshërit e Vorës. Kjo është aleanca jonë,” deklaroi drejtuesi socialist i Qarkut./m.j

Next Post
Ulet nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do të shiten karburantet në vend

Rritet nafta, benzina dhe gazi/ Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In