• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk duam kërcënime!”/ Debate te “Ligjet” pas deklaratës së Manjës. Deputetja e PS i drejtohet Bardhit: Pusho, ose…!

by Java News
13/07/2022 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me debate po shoqërohet mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku është thirrur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Në qendër të diskutimit është harta e re gjyqësore.

Manja deklaroi se Dhoma e Avokatisë, ka shfuqizuar listën e avokatëve që u japin ndihmë juridike falas qytetarëve. Mes të tjerash ai kërkoi që të ndryshonte ligji për t’ia hequr këtë të drejtë Dhomës së Avokatisë. Kaq ka mjaftuar që të ndërhyjë deputeti i PD-së, Gazment Bardhi. Ky i fundit e cilësoi deklaratën e Manjës kërcënim për Dhomën e Avokatisë.

Ndërkohë, drejtuesja e diskutimit, Klotilda Bushka ka ndërhyrë duke thënë se nëse Bardhi nuk qetësohet, do të ndërpresë mbledhjen.

DISKUTIMI
Manja: Nuk funksionon procesi pa avokatin. Prandaj ligjvënësi kur bëri reformën në drejtësi, është kujdesur që në nenin 7 të ligjit për statusin e magjistratit, thuhet se magjistratit i kufizohet e drejta e grevës. Avokatët e kanë të kufizuar këtë të drejtë. Pavarësisht se janë profesion i vetëorganizuar, Kushtetuta nuk ia ka dhënë një kategori shërbimi që paguhet me një kontratë shërbimi me klientët. E drejta është e kufizuar për avokatët. Më lejoni të sjell në vëmendje të deputetëve. Kanë shfuqizuar edhe listën e avokatëve që japin ndihmë juridike falas për kategoritë vulnerabël, ku shteti shqiptar nga 2019-a dhe sot që flasim ka dhënë miliona lekë për ndihmë juridike falas. E kanë shfuqizuar në kundërshtim me ligjin, çka më ka bërë si ministër i Drejtësisë që t’i drejtohem ligjvënësit për një ndryshim në ligjin e avokatisë, ku siç ia kemi kufizuar magjistratëve në nenin 7…

Bardhi: A ka mundësi se nuk kemi ardhur të dëgjojmë kërcënime.

Bushka: Kolegë ju lutem, nuk e kuptoj që shqetësoheni për deklaratën e ministrit. Ndërkohë që ndihmën juridike falas ia kemi garantuar qytetarëve, dhoma e avokatëve e ka shfuqizuar. Sot qytetarët janë pa mbrojtje.

Bardhi: Ti po i heq gjykatat qytetarëve, po u shqetësoke ti…

Bushka: Zoti Bardhi të lutem mos më ndërprit, mos e bëni më. Ju kam dëgjuar dhe respektuar. E keni shumë të keqe mungesën e edukatës. Kur flet dikush, dëgjojeni me respekt siç ju dëgjojnë juve. Tani disa herë jua kemi tërhequr vëmendjen. Nuk jemi në kor këtu, ka rregulla.

Çupi: Nuk jemi në riedukim

Bushka: Nëse nuk jemi në riedukim, silluni sikur nuk jemi në kafe. Sikur nuk jeni në një vend që flasin në të njëjtën kohë.

Bardhi: Ty të mori fjalën ministri qëparë dhe nuk i the gjë.

Bushka: Nëse doni të bëni kor, unë e mbyll dëgjesën. Kur gjatë mbledhjes prishet qetësia, ndërpritet mbledhja. Do qetësoheni? Bardhi do pushosh të lutem. Apo ta ndërpres sipas rregullores./m.j

Next Post
Përplasje deklaratash për Detin e Kinës Jugore

Përplasje deklaratash për Detin e Kinës Jugore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In