Liberta Spahiu, është një nga personazhet më të komentuara të showbizz-it shqiptar.
Karriera dhe jeta private e moderatores kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së publikut.
Moderatorja e “Prive”, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Thumb”.
Gjatë intervistës Liberta, pyetet nëse do të zgjidhte një të dashur pa makinë, por që bie erë rozmarinë apo me super makinë dhe…?
Sapo kuptoi thelbin e pyetjes Liberta dha këtë përgjigje:
“Ndalu pak, nuk mund të them që jam materialiste, por nuk mund të them gjithashtu se kam qejf të kem një të dashur me rrogë 200 euro”.
/a.r