• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk dua që Shqipëria të jetë në BE

by Martin Leka
11/08/2023 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Martin Leka

Angelos Syrigos, një deputet grek i partisë në pushtet, ka vizituar në burg Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, të arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit të shkuar.

Sipas organeve të drejtësisë së Shqipërisë, Beleri ka konsumuar veprën penale të korrupsionit zgjedhor. Gjykatat dhe prokuroria nuk janë bindur ta lënë të lirë, bazuar pikërisht në bindjen e tyre në fajësinë e zotit Beleri. Për këtë, këto thonë se kanë prova të pakundërshtueshme.

Nga ana tjetër, grekët, përfshirë edhe emisarin e fundit, thonë se Shqipëria nuk po zbaton ligjin?!… Po cilin ligj nuk po zbaton, ata nuk e thonë. Madje thonë, në fraza tipike e stereotipe, se Shqipëria duhet të zbatojë ligjin. Prapë nuk e thonë se cilin ligj.

Nuk do merrem me Belerin sepse kam shkruar dikur për të, por do merrem me emisarin e fundit të qeverisë greke, Syrigos.

Ai thotë se “dështimi i autoriteteve të Shqipërisë, apo mos lejimi që të betohet, po krijon një risk, që ai të largohet nga detyra si kryebashkiak i Himarës. Kjo do të shkaktojë përkeqësim të marrëdhënieve mes 2 vendeve”. Në dukje diplomatike, këto deklarata paragjykojnë pikërisht atë çfarë mund të ndodhë në të vërtetë dhe në tonet aspak diplomatike duket “gjuha e forcës” dhe shantazhit ndaj autoriteve shqiptare, politike apo të drejtësisë. Janë të njohura edhe në raste të tjera ndërhyrjet e politikës greke në raste të ngjashme si kjo.

Me tej, deputeti grek, që sipas medias është një i besuar i kryeministrit të Greqisë, thotë se ka tre kërkesa:

–         E para, respektimi i ligjit.

–         E dyta, e drejta e prezumimit të pafajësisë për personin që është zgjedhur si kryebashkiak.

–         E treta. respektimi i të drejtave të njeriut.

Ti marrim me radhe këto tre kërkesa të deputetit grek:

–         E para, ne shqiptarët e dimë dhe na është thënë se po respektohet dhe po zbatohet ligji shqiptar. Deputeti grek duhet të dijë se në ambientet ku qëndron bashkëkombasi i tij, qendron “një gjysëm qeverie” shqiptare, përfshirë edhe kryebashkiake të betuar.

–         E dyta, ne e dimë mirë se në gjuhën juridike, Beleri është me status i pafajshëm, përderisa nuk është dënuar me një vendim të formës së prerë nga një gjykatë eprore shqiptare.

–         E treta, është një çështje kaq inflative, sa duket si një slogan i partisë që përfaqëson pakicën greke ose Omonias, shoqatës rreth të cilës janë kjo pakicë. Në kushtet e flagrancës, siç është arrestuar Beleri, mendoj se “respektimi i të drejtave të njeriut” duhet lexuar pa interpretim.

Ajo që është thelbësore dhe që u bë edhe nxitje për të shprehur këto opinione, është ajo që shprehu deputeti grek Angelos Syrigos në fund të fjalës së tij pas kuvendimit me Belerin.

“Hapi tjetër do të ndodh fatkeqësisht në BE…”

Përtej diplomacisë, ky është një presion dhe shantazh i hapur ndaj një vendi fqinj. Ky presion mbi qeverinë dhe shtetin shqiptar, nuk e justifikon as politikisht, as juridikisht qeverinë dhe shtetin grek lidhur me atë që mund të pritet: veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Me sa di, Shqipëria ka çelur negociatat pikërisht nën presidencën e Greqisë. Qoftë edhe ky fakt, tregon se e drejta është në anën e atij që synon të ndëshkohet.

Sigurisht, halli më i madh është i Edi Ramës, i cili do të rropatet me të gjithë arsenalin e tij diplomatik për të negociuar këtë ngërç në marrdhëniet greko-shqiptare.

Por nëse fati i Shqipërisë në BE varet nga fati i fytyrës së Belerit, (besoj i ka kaluar të dyzetat), unë nuk dua që Shqipëria të jetë në BE.

Siç paralajmëron ndonjë djall me emër engjëlli.

Next Post
Balla efektivëve të policisë: Lufta ndaj korrupsionit nis brenda nesh, sundimi i ligjit në nivel tjetër

Balla efektivëve të policisë: Lufta ndaj korrupsionit nis brenda nesh, sundimi i ligjit në nivel tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
“Dëme të mëdha materiale”, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit në Katar pas sulmeve nga Irani

“Dëme të mëdha materiale”, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit në Katar pas sulmeve nga Irani

March 18, 2026
Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

March 18, 2026
“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

March 18, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

March 18, 2026
“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In