• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nuk dorëzohet Nishani, dërgon në Kushtetuese ligjin ‘ Për Pronat’

by Java News
23/01/2016 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës duket i vendosur për ta hedhur poshtë ligjin e Pronave, të votuar dy ditë më parë në Kuvend. Kohë më parë, Nishani nuk e dekretoi ligjin duke theksuar se bie ndesh me Kushtetutën dhe nuk siguron kompensimin  dhe zgjidhjen e kësaj plage 25 vjeçare.

Presidenca njofton sot se Bujar Nishani ka vendosur ta dërgojë votimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese duke përdor kështu edhe ‘gurin e fundit’ për ta rrëzuar atë.

Njoftimi i Presidentit të Republikës:

Në vijim të votimit të datës 21 janar 2016 nga Kuvendi i Shqipërisë të dekretit për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 133/2015 ‘Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave’”, Kreu i Shtetit shqiptar informon opinionin publik se:

“Presidenti i Republikës ka mirëpritur dhe njohur angazhimin legjitim të Qeverisë shqiptare për të trajtuar çështjen e pronarëve, me synimin për të eliminuar me ligj dhe në praktikë të zvarritjeve burokratike, dhe për të sjellë barazi të të gjithë pronarëve, të cilëve u është njohur prona për kompensim, me qëllim realizimin e një shpërblimi të drejtë.

Në bindje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në respektim të jurisprudencës të Gjykatës Kushtetuese, si dhe duke shpresuar në një debat më serioz, profesional dhe të kujdesshëm rreth këtij ligji,Presidenti vendosi kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 133/2015, me vlerësimin se:

 Ligji, në tërësinë e tij, cenon parimet bazë kushtetuese të sigurisë juridike, barazisë para ligjit, zhbën konceptin e ekonomisë së tregut si dhe bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe standardin e vendosur nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut.

Presidenti i Republikës konsideron se çështja e pronës është e një rëndësie madhore për qytetarët shqiptarë dhe ka impakt të drejtpërdrejtë në të gjitha aspektet e përparimit të vendit, çka e reflekton qartë edhe përcaktimi i saj si një nga pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

 Bazuar në sa më sipër, Kreu i Shtetit informon opinionin publik mbi vendimin e tij për të dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese ligjin në fjalë.

Next Post

FOTO-GALERI/ Mbërrin Jonas, stuhia që po tmerron Amerikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In