Mollie King dhe i dashuri i saj David Gandy, sërish janë ndarë, pasi ky i fundit kishte ngurruar që të krijojë familje me bukuroshen. Ata ishin çifti më i dashur në Britani dhe dukej se çdo gjë po ecte në drejtimin e duhur.
Mirëpo, pasi biondja kishte insistuar që të fillonin me krijimin e familjes, kishin pasuar mosmarrëveshjet dhe grindjet, duke rezultuar me ndarjen e sërishme.
Çifti së pari kishte filluar romancën pesë vite më parë, por vitin që shkoi ishin ndarë për pak kohë, për t’u bashkuar sërish. “Ata vazhdimisht grindeshin rreth karrierës së tij dhe faktit që ai shumë pak kohë ishte me të, transmeton “Zëri”.
Por arsyeja e vërtetë e ndarjes ishte që modeli nuk dëshironte të martohej dhe të kishin fëmijë, çka ishte dëshira e madhe e modeles dhe aktores.
“Mollie dëshironte të kishin fëmijë dhe të martoheshin. Të gjitha shoqet e saj tashmë kanë fëmijë dhe ajo e kishte të vështirë që në shtëpinë e saj nuk kishte zhurmë fëmijësh. Por David për momentin nuk do fëmijë. Problemi i tij është se ai është paksa një person i vetmuar”, ka deklaruar një mik i çiftit. Edhe pse kjo ndarje është e vështirë për Mollie, ajo prapë mendon se ishte vendim i duhur.