• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk do të zgjasë 2 apo 3 javë”, Rama: Ulni shpenzimet familjare, s’do bëjmë vetëvrasje

by A R
16/03/2020 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I veshur me kostum, ndryshe nga tutat e këtyre ditëve, Kryeministri Edi Rama tha se nuk i kërkon askujt të vihet në pozitën e tij sot duke kujtuar shprehjen e Presidentit amerikan Lindon Johnson, “Çdo gjë që kam do ta jepja vetëm të mos dilja sot para jush”.

Ai tha se përmasa e jashtëzakonshme e vështirësisë që na duhet të gjithëve bashku të përballojmë, “më shani por askush nuk ka të drejtë të dyshojë në dobinë e kufizimeve skandaloze, të cilat më ka rënë mua barra”.

Sipas tij, kjo nuk do të jetë një luftë e shkurtër dhe lojë kukafshehthi që do mbarojë duke u mbyllur një apo dy javë.

“Duhet të ulim shpenzimet pasi s’mund të rrimë hamë e pimë sa të mundim, në një kohë të tillë. Natyrisht kjo s’do të thotë që ata që kanë një rrogë për të marrë, ne do e lëmë nga mëshirë të fatit qofshinm dhe në privat, në ato hallka të prodhimit që janë ndërprerë”, u shpreh Rama.

Ai tha se kjo situatë ka kapur gafil edhe fuqitë botërore më të mëdha dhe se ajo që dimë, është se i vetmi ilaç për ti lehtësuar plagët e mëdha dhe ulur numrin e pashmangshëm të viktimave, është kufizimi fizik i lëvizjes dhe distancomi deri në absurd.

Për kreun e qeverisë që të garantojmë që të mos biem në greminë, “Të mbyllësh aktivitetin prodhues sot, do të thotë ti heqësh aparaturën e frymëmarrjes gjithë shqiptarëve, kjo do të ishte vetëvrasje e drejtuar e një populli të tërë dhe kjo nuk ka për të ndodhur, kush nuk e kupton le të më shajë sa të dojë”.

Ai deklaroi se vendimi për mosmbylljen e aktiviteteve prodhuese nuk do të thotë sakrifikim i shëndetit të atyre që do shkojnë në punë.

Rama tha se as Italia nuk i ka mbyllur fabrikat, as Izraeli që kërcënon me burg, nuk i ka mbyllur dhe se kur Kina mbylli Wuhanin hapi fabrika fason për prodhimin e maskave, duke deklaruar se “asnjë vend nuk është gjetur me kapacitetin për prodhimin e maskave dhe pajisjeve të oksigjenit”.

“Të dashur qytetarë koha që po kalojmë është një luftë botërore nervash ku kush nguron të bëjë gjënë e duhur, dhe kush ndalon lirinë e fjalës me detyrim për të zbatuar këshillat, kush dorëzohet e paguan nesër shtrenjtë. Ju kërkoj vetëm të bëni durim dhe të dëgjoni lutjen për të mirëkuptuar për masën e jashtëzakonshme të vështirësisë.

Të bombarduar me gjithë cfarë lajmesh, ju keni të drejtë të ankoheni, të mendoni se e dini më mirë, të acaroni dhe më shani, por askush nuk ka të drejtë të vendosë në diskutim dobinë jetike dhe të shkelë ligjin special që më ka rënë mua barra ti komunikoj. Askush nuk e di sa mund të zgjasë kjo luftë. 

Ju lutem ta kuptoni se të mbyllësh aktivitetin prodhues është si të heqësh aparatin frymëmarrës. Kjo do të ishte vetëvrasje drejtuar një populli të tërë dhe nuk ka për të ndodhur. Vendimi nuk do të thotë sakrifikim i shëndetit të atyre që duhet të shkojnë në punë. Ne ishim të parët që mbyllëm shkollat.

Asnjë vend nuk e ka përfshirë pjesën kritike të zinxhirit ekonomik të planit drastik të kufizimit, as Italia nuk i ka mbyllur fabrikat, as Izraeli”.

Next Post
Kreu i OBSH bën deklaratën e frikshme: Infektimi mund të vijojë edhe dy javë pas shërimit

Kreu i OBSH bën deklaratën e frikshme: Infektimi mund të vijojë edhe dy javë pas shërimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh

April 7, 2026
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

April 7, 2026
Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

April 7, 2026
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In