• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk do të ketë resort në Divjakë”, Kumbaro: Ligji për zonat e mbrojtura kërkesë e bashkive!

by A R
22/02/2024 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro doli të sqaronte përpara gazetarëve miratimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, i cili sipas opozitës është korruptiv, në funksion të disa njerëzve pranë qeverisë dhe që parashikon 14 investime strategjike në këto zona.

Ministrja sqaroi se ligji i ri është një kërkesë e bashkive, i konsultuar gjerësisht me shoqërinë civile dhe se ka vija të kuqe që nuk mund të shkelen.

“Kjo është një kërkesë e shumë kryetarësh bashkish që kërkojnë një tjetër bashkëpunim. Kjo ka nisur muaj më parë. Ka pasur konsultime publike dhe kemi pasur takime me përfaqësues të shoqërisë civile. Dua të kujtoj shembullin pjekurinë për lumin e Vjosës, i cili u shpall park kombëtar, i pari i një lumi të egër. Kjo mazhorancë ka vullnetin që votoi në dhjetor një ligj që anëtarëson Shqipërinë në organizatën e konservimit të natyrës. Qeveria është marrë gjatë më draft/ligjin që janë disa linja të kuqe që nuk duhet të preken. Nuk duhen prekur direktivat e BE”, tha Kumbaro.

Më tej, ministrja shtoi se Shqipëria sot ka më shumë se 21% të territorit zonë të mbrojtur dhe se banorët brenda tyre kanë të drejtën e zhvillimit brenda ligjeve. Kombaro mohoi se do të ketë një resort në Parkun e Divjakës.

“Në 2021, Shqipëria kishte 17% të territorit zonë të mbrojtur dhe tani kemi më shumë se 21%.  Nuk është e lehtë për një vend si Shqipëria për të pasur 1/5 e territorit zonë të mbrojtur. Nuk ka asnjë projekt për një resort në parkun e Divjakës. Janë lajme të pavërteta.  Me BE dhe partnerët jemi në komunikim për të shpjeguar se nuk do të preket sipërfaqja e territoreve të mbrojtura. Nuk do të ketë ndarje të territoreve të zonave të mbrojtura me bashkitë. Do të ketë rregulla më të qarta. Nuk mund të ketë të njëjta rregulla si në lagunë apo mal. Ka njerëz në këto zona që nuk mund të bëjnë shtesa në banesë apo të ndërtojë agroturizme. Vetëm në nënzonat ku lejohen aktivitetet turistike, brenda kritereve strikte do të jenë të mundura të zhvillohen me filtra striktë. Vullneti i kësaj qeverie për të mbrojtur zonat e mbrojtura është në nivelin më të lartë” përfundoi Ministrja.

Më herët, deputetja demokrate Jorida Tabaku paralajmëroi se Shqipëria shumë shpejt pritet të marrë një notë protestë nga Bashkimi Europian në lidhje me ligjin për zonat e mbrojtura, të cilin mazhoranca e miratoi në seancën e fundit të Kuvendit, vetëm me votat e saj.

/a.r

Next Post
Lëvizte me makinë të vjedhur, arrestohet në Durrës “Çipuri”, ish-anëtari i bandës së Gaxhait

Lëvizte me makinë të vjedhur, arrestohet në Durrës “Çipuri”, ish-anëtari i bandës së Gaxhait

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In