• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk do të jetë pjesë e Kuvendit, Çupi: Në PD riformatim, por të mos ikë Berisha!

by B K
06/07/2025 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të enjten që lamë pas, Kuvendi mbylli dyert. Për disa deputetë për t’u rikthyer në shtator, e për disa të tjerë seanca e 3 korrikut do të ishte e fundit.

Deputetja demokrate Dhurata Çupi, nuk do të kthehet më në vjeshtë në karrigen e saj të deputetit. Përfaqësuesja e qarkut të Dibrës gjatë kësaj legjislature, më 11 maj konkurroi në Tiranë në listat e hapura, por nuk ia doli të ri-zgjidhet.Ajo thotë se largohet pa pengje dhe me një fitore.

“Nëse një deputet del më i pasur se ç’është futur, kjo do të thotë që se ka bërë punën me korrektësi dhe dinjitet, e unë nuk i përkas kësaj kategorie.”, thotë Çupi për Report Tv.

Çupi thotë se përfaqësimin e problematikave të Qarkut të Dibrës e ka bërë shumë mirë. Vetes, i njeh meritat e një opozitareje të mirë edhe më gjerë se kaq, në funksionet dhe detyrat që ka mbajtur në Kuvend.

“Kam ngritur çështje të luftës kundër korrupsionit dhe një ndjesi pozitive e një lloj krenarie është që kam qenë kontribuuese që grupi parlamentar të bashkohet”, shton ajo. Por, ndonëse jashtë Kuvendit, Çupi e ka të qartë se rruga e saj nuk është jashtë politike.

“Do jem pranë PD-së do i shërbej çdo kauze të PD, uroj që grupi të jetë kompakt, nëse do jemi të përçarë kjo nuk i shërben Shqipërisë“, thekson Çupi.

Megjithatë, Çupi është e vetëdijshme se rruga e PD drejt forcimit duhet të kalojë nga riformatimi i saj, por pa dorëheqjen e Berishës, të cilën nuk e sheh si opsion për shkak se sipas saj demokratët sot vuajnë për figura liderësh.

“Sot jemi një opozitë pa një peshë të caktuar, duhet të jemi realistë, sot i vetmi opozitar me peshë është Sali Berisha. PD kërkon reformim por edhe rritjen e figurave të liderëve që i mungojnë PD-së.”, u shpreh ajo.

PD në zgjedhjet e 11 majit, njohu një ndër rezultatet më të dobëta të saj. Bashkë me aleatët ajo arriti të fitonte vetëm 50 vende në Parlament. Prej tyre, shumica janë besnikët e Sali Berishës që morën mandatin prej strehimit në listat e sigurta të deputetëve ndërsa jo pak vende i përkasin edhe aleatëve.

Next Post
Video/ Pamje shkatërruese në Texas, dhjetëra fëmijë të zhdukur nga përmbytjet, vijojnë kërkimet

Video/ Pamje shkatërruese në Texas, dhjetëra fëmijë të zhdukur nga përmbytjet, vijojnë kërkimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

March 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In