• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk do ta mashtrojmë BE-në si Greqia”, mediat e Athinës i bëjnë jehonë deklaratës së Ramës para takimit me Mitsotakis

by Java News
06/12/2022 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një deklaratë e kryeministrit Rama gjatë mëngjesit të sotëm për Euroactiv ka shkaktuar “tërmet” në mediat greke.

E përditshmja “Kathimerini”, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit shqiptar, shkruan se Rama akuzoi Greqinë se kishte mashtruar Europën me të dhënat ekonomike për t’u integruar në BE.

Sipas “Kathimerini-t”, ky provokim ndaj Greqisë erdhi vetëm pak orë para takimit të dy kryeministrave në Tiranë.

Artikulli i plotë:

Pak orë para takimit me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, homologu i tij shqiptar Edi Rama tha në një intervistë për uebsajtin e lajmeve Euractiv se procesi i bashkimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nuk është një provim shkolle ku mund të “mashtroni”, për t’u pranuar siç bëri Greqia.

Në intervistën e tij të publikuar të martën, zoti Rama tha se “nuk duhet të harrojmë se procesi i anëtarësimit është një proces i individualizuar bazuar në meritat e [çdo vendi]. Duhet të plotësojmë disa kritere dhe nuk është një provim ku mund të “vjedhësh” – edhe nëse profesorët janë më se të gatshëm të të ndihmojnë. Është në interesin tuaj të kaloni këto provime”.

Aty ai shtoi se është e rëndësishme që vendi i tij të ketë institucione funksionale dhe “të mos mashtrojë siç bënë disa vende fqinje në të kaluarën”. I pyetur për të përmendur se cilat shtete e kishte fjalën, ai u përgjigj drejtpërdrejt “Greqia”.

Zoti Rama duket se nuk ka pritshmëri të mëdha nga vetë samiti: “Samiti mund të sjellë shumë gjëra të mira, por në fund asnjëra prej tyre nuk do të jetë aq e rëndësishme sa fakti që samiti po zhvillohet në Tiranë.”, tha ai.

/s.f

Next Post
Samiti në Tiranë, ambasadori gjerman: Një ditë e madhe! Tregon rëndësinë që ka rajoni për ne

Samiti në Tiranë, ambasadori gjerman: Një ditë e madhe! Tregon rëndësinë që ka rajoni për ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kodi Penal te drejtësia dhe media/ Peleshi zbulon ligjet që do të ndryshohen

Nga Kodi Penal te drejtësia dhe media/ Peleshi zbulon ligjet që do të ndryshohen

January 16, 2026
Flet për herë të parë babai i tre fëmijëve që u gjetën vetëm në shtëpi: Me gruan u divorcuam se më tradhtoi! I dashuri i saj më rrahu djalin! Kam edhe video

Flet për herë të parë babai i tre fëmijëve që u gjetën vetëm në shtëpi: Me gruan u divorcuam se më tradhtoi! I dashuri i saj më rrahu djalin! Kam edhe video

January 16, 2026
Hakërimi i materialeve të SPAK, Berisha: Rama, personi që mund ta ketë urdhëruar

Hakërimi i materialeve të SPAK, Berisha: Rama, personi që mund ta ketë urdhëruar

January 16, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 17 janar 2026

January 16, 2026
Mbledhja e grupit/Rama porosi deputetëve: Mos braktisni territorin, në 2027 duhet të dalim para atyre që na besuan 83 mandate dhe t’u themi.. VIDEO

Mbledhja e grupit/Rama porosi deputetëve: Mos braktisni territorin, në 2027 duhet të dalim para atyre që na besuan 83 mandate dhe t’u themi.. VIDEO

January 16, 2026
Porosia e Berishës për bojkotin e “analistëve”, Bardhi dhe Balliu përballë tyre në studio, shkelje urdhri apo dalje “me lejen e Florianës”?

Porosia e Berishës për bojkotin e “analistëve”, Bardhi dhe Balliu përballë tyre në studio, shkelje urdhri apo dalje “me lejen e Florianës”?

January 16, 2026
Julio Iglesias mohon akuzat e abuzimit seksual: Do të mbroj dinjitetin tim!

Julio Iglesias mohon akuzat e abuzimit seksual: Do të mbroj dinjitetin tim!

January 16, 2026
Rama: Të vendosim piketat për godinën e Parlamentit të ri, duhet të modernizojmë administratën e Kuvendit 

Rama: Të vendosim piketat për godinën e Parlamentit të ri, duhet të modernizojmë administratën e Kuvendit 

January 16, 2026
2 vitet e ardhshme vendimtare/ Rama e bën të qartë: Çdo draft që vjen nga BE duhet miratuar!

2 vitet e ardhshme vendimtare/ Rama e bën të qartë: Çdo draft që vjen nga BE duhet miratuar!

January 16, 2026
Rama: Kemi shumë për të bërë për sigurinë ushqimore. Vendosmëri për të mos falur askënd!

Rama: Kemi shumë për të bërë për sigurinë ushqimore. Vendosmëri për të mos falur askënd!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In