• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Nuk do ta botojmë më”/ Për herë të parë BBC kërkon falje për intervistën me Princeshë Dianën në 1995: E mashtruam

by Java News
24/07/2022 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vitesh grindjesh dhe polemikash, drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, i kërkoi publikisht falje Princit Charles dhe djemve të tij, William dhe Harry, për intervistën famëkeqe të Princeshës Diana të vitit 1995.

Lady D është intervistuar nga gazetari Martin Bashir gjatë emisionit Panorama. Videoja hyri në histori për zbulimet e bëra nga Diana për martesën e saj me Princin Charles dhe në përgjithësi për familjen mbretërore.

Zbulime, të cilat rezultuan se ishin marrë përmes mashtrimit. Tani, BBC ka kërkuar zyrtarisht falje dhe ka premtuar se nuk do ta transmetojë më intervistën. Në vitin 2021, një hetim i pavarur për programin, i kryer nga Lord Dyson, zbuloi se transmetuesi publik britanik “nuk i plotësonte standardet e larta të integritetit dhe transparencës që janë shenjë dalluese e tij”.

Hetimi filloi pasi vëllai i Princeshës së Uellsit, Earl Spencer, akuzoi BBC-në për “pandershmëri të plotë”. Në të vërtetë, u zbulua se gazetari Martin Bashir kishte përdorur metoda mashtruese për të marrë intervistën me Dianën, duke përfshirë dokumente të dyshuara të falsifikuara.
Earl Spencer kishte vite që kërkonte akuza penale nga personat e përfshirë. Por Scotland Yard lëvizi vetëm kur avokatja Louise Prince i shpjegoi gjykatës se akuzat e bëra gjatë intervistës shkaktuan “pasoja të rënda personale për të gjithë të interesuarit”.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës, BBC lëshoi deklaratën e mëposhtme:
“Që nga publikimi i Raportit Dyson vitin e kaluar, ne kemi punuar me ata që kanë vuajtur nga taktikat mashtruese të përdorura nga BBC në ndjekjen e intervistës së saj me Dianën.

Do të doja të përfitoj nga ky rast për t’i kërkuar falje publike Princit të Uellsit Charles dhe Dukës së Kembrixhit William dhe Sussex Harry, për mënyrën se si u mashtrua Princesha Diana dhe ndikimi pasues në të gjithë jetën e tyre.

Siç tha vetë Duka i Kembrixhit, BBC gaboi që nuk i bëri vetes pyetje. Nëse do të kishim bërë punën tonë si duhet, Princeshë Diana do ta dinte të vërtetën kur ajo ishte ende gjallë. Ne e kemi zhgënjyer atë, familjen mbretërore dhe audiencën tonë”, deklaron BBC./m.j

Next Post
Britania i dha “non gratën” e dytë Berishës, deputeti socialist: Organet e drejtësisë duhet të gjejnë fuqinë për ta marrë në dorë…!

“Humor anglez”/ Numri dy i PD Boçi sulmon Britaninë: Sa i rrezikshëm paska qenë Berisha. Nuk e dinim që do freskoheshim me këtë lajm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In