• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk do shihni subvencione, sepse 11 miqtë e Ramës kanë marrë 220 mln dollarë”

by Java News
30/10/2016 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me fermerë në fshatin Kurdari të Klosit. Kjo është një ndër zonat me prodhimtarinë më të madhe dhe numëron rreth 800 fermerë. Në Kurdari ka 67 hektarë vreshta rrushi. Fermerët thanë se deri tani nuk kanë marrë asnjë subvencion dhe asnjë mbështetje nga shteti.

Basha tha se paratë që duhet të shkonin tek fermerët shkojnë tek 11 miqtë e Edi Ramës dhe për shpenzime luksi. “Me 220 milionë dollarë që kanë përfituar miqtë e Ramës, çdo fermer do të mund të merrte rreth 500 dollarë subvencion.

Pse nuk keni parë subvencione?! Sepse 11 klientë të Ramës kanë marrë 134 milionë dollarë dhe 92 milionë dollarë të tjerë kanë shkuar për orendi, për sende luksi, për makina, për bileta avioni. Pra, bashkërisht janë më shumë se 220 milionë, janë afro 230 milionë dollarë. 11 miqtë e vet kanë marrë aq sa do të mjaftonin për t’i dhënë çdo fermeri shqiptar po t’i ndanim barabartë 500 mijë lekë në vit. Ja ku janë lekët. Nuk është çështje mosdije, është çështje hajdutërie.

NIPT-i që u kërkohet fermerëve është thjesht justifikim i Edi Ramës që s’ka mbajtur asnjë premtim, pasi fermerët kanë numrin unik të identifikimit”, tha Basha.

Lideri i opozitës theksoi se zgjidhja për fermerët janë subvencionet.

“Po s’pate NIPT thotë nuk ekziston fermeri. E di pse ju kërkon të merrni NIPT?! Për alibi. Dhe pasi të merrni NIPT-in, do të gjejë një alibi tjetër, po kapelen ku e keni? Fermerët kudo në Shqipëri, jo vetëm në Mat, nuk kanë parë një lek subvencion me sy. Sot për të justifikuar këtë e para ju thotë merrni NIPT, e dyta ju thotë merrni kredi. Kredia nuk është zgjidhje.

Zgjidhja jonë për fermerët, zgjidhja jonë për zhvillimin rural, për bujqësinë, për blegtorinë, për peshkimin, për bletarinë është subvencioni direkt tek çdo fermer. Shuma që ne do të vendosim për të mbështetur fermerët do të jetë 100 milionë dollarë në vit. Çdo fermer do të marrë subvencion direkt, pa NIPT sepse çdo fermer ka numrin personal të identifikimit që do të shërbejë si identifikimi fiskal i çdo fermeri”, deklaroi ai.

Next Post
Nëna përshëndet vogëlushin 2-muajsh, e pabesueshme si i përgjigjet ai (VIDEO)

Nëna përshëndet vogëlushin 2-muajsh, e pabesueshme si i përgjigjet ai (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kievi në të ftohtë ekstrem dhe pa ngrohje, bombardimet ruse shkaktojnë krizë historike energjetike

Kievi në të ftohtë ekstrem dhe pa ngrohje, bombardimet ruse shkaktojnë krizë historike energjetike

January 17, 2026
I ngriti pritë dhe e qëlloi me çifte, 44-vjeçari shqiptar vret burrin e të dashurës së tij në Greqi

I ngriti pritë dhe e qëlloi me çifte, 44-vjeçari shqiptar vret burrin e të dashurës së tij në Greqi

January 17, 2026
Pas takimit me kryebashkiakët, Rama inspekton punimet në shëtitoren “Taulantia” dhe godinën e parkimit të ri publik

Pas takimit me kryebashkiakët, Rama inspekton punimet në shëtitoren “Taulantia” dhe godinën e parkimit të ri publik

January 17, 2026
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e largojmë Ramën me protesta paqësore

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e largojmë Ramën me protesta paqësore

January 17, 2026
“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

January 17, 2026
Një plagë që ende kullon gjak

Deformim, paragjykim, propagandë, madje edhe racizëm: Mbi një film për Kosovën të shfaqur në televizionin publik gjerman ARD

January 17, 2026
U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

January 17, 2026
“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

January 17, 2026
Trump përsërit kërcënimin për../  Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

Trump përsërit kërcënimin për../ Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

January 17, 2026
11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In