• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk do jem në Gala, s’kam ftesë zyrtare”/ TKOB pas deklaratës së Inva Mulas: Ja email-et dhe sms që i kemi dërguar!

by
21/09/2021 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi sopranoja Inva Mula deklaroi se nuk kishte marrë një ftesë zyrtare për të qenë pjesë në mbrëmjen Gala të Inaugurimit të Rikonstruksionit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, vjen një reagim nga ky i fundit.

TKOB ka mohuar kategorikisht këtë fakt, ndërsa thekson se nëpërmjet Drejtoreshës Artistike, Abigeila Voshtina, i është dërguar edhe Inva Mulës ftesat zyrtare për pjesëmarrjen në programin artistik.

Sipas këtij institucioni, këto ftesa zyrtare, janë përsëritur tre herë, duke filluar nga data 11 nëntor 2019, pasi TKOB ka patur në planet e veta që atëherë realizimin e Mbrëmjes Gala të Inaugurimit, plane të cilat janë shtyrë për shkaqe madhore si: tërmeti i nëntorit 2019 dhe më pas situata Covid 19.

Po ashtu TKOB ka publikuar edhe mesazhet dhe email-et e dërguara në tre periudha të ndryshme. Email-i i fundit zyrtar nga Drejtoresha Artistike e TKOB, Abigeila Voshtina është dërguar në adresë të sopranos më 19 korrik të këtij viti, ndërsa sqarohet se; “me shpresën që ajo do të kishte mundësi të merrte pjesë në Mbrëmjen Gala, por deri më tani nuk ka kthyer asnjë përgjigje.”.

“Sqarojmë gjithashtu se një muaj përpara ftesës së fundit zyrtare të bërë nga Drejtoresha Artistike, znj. Voshtina (në email-in e datës 19 KORRIK 2021), Drejtoresha e Përgjithshme e TKOBAP-së, znj. Zana Çela i ka dërguar në datë 14 QERSHOR 2021 një mesazh shoqëror në ËhatsApp, znj.Mula, por edhe në këtë rast nuk ka patur asnjë përgjigje. Më poshtë gjeni të renditur sipas datave ftesat zyrtare në email dhe mesazhin.”, -thuhet në reagimin e TKOB.

 

 

Ndërkohë, në një prononcim për gazetaren e ‘News24’ Fatmira Nikolli, Mula pohoi se nuk kishte marrë një ftesë zyrtare.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

“Sigurisht që nuk do jem e pranishme, them sigurisht sepse nuk jam e ftuar. Po, kam një ftesë si spektatore, por nuk më është bërë asnjë ftesë zyrtare. Nuk është shfaqur dëshirë, ka qenë një dëshirë e zbehtë e drejtoreshës artistike, por që nuk ka pasur domethënë një bashkëbisedim të vërtetë për një pjesëmarrje të tillë. Megjithatë, nuk ka asnjë rëndësi. Ka rëndësi që ky teatër jo vetëm të hapet por ky teatër të ketë kalendarin e vet, të ketë një programacion dinjitoz jo atë që ka pasur deri sot, që arti shqiptar me artistët e vet të jetë gjithmonë pararojë e shoqërisë sonë.”, -pohoi pak ditë më parë Inva Mula.

REAGIMI I TKOB

Të nderuar,
Në respekt të ndjekësve fanatik të TKOB, publikut të gjerë, artistëve dhe medias, ju informojmë në lidhje me të vërtetën e ftesave zyrtare, të cilat ju janë bërë artistëve ekselentë shqiptar, për pjesëmarrjen në programin e Mbrëmjes Gala të Inaugurimit të Rikonstruksionit të TKOB.

TKOB nëpërmjet Drejtoreshës Artistike, znj. Abigeila Voshtina, ashtu si të gjithë artistëve shqiptar ekselentë, i ka dërguar edhe znj. Inva Mula ftesat zyrtare për pjesëmarrjen në programin artistik të Mbrëmjes Gala të Inaugurimit të Rikonstruksionit të TKOB.

Këto ftesa zyrtare, janë përsëritur tre herë, duke filluar nga data 11 NËNTOR 2019, pasi TKOB ka patur në planet e veta që atëherë realizimin e Mbrëmjes Gala të Inaugurimit, plane të cilat janë shtyrë për shkaqe madhore si: tërmeti i nëntorit 2019 dhe më pas situata Covid 19.

Më poshtë gjeni tre email-et e dërguara në tre periudha të ndryshme, që përkojnë me parashikimet tonë të rihapjes së teatrit. Email-i i fundit zyrtar nga Drejtoresha Artistike e TKOB, znj. Abigeila Voshtina është dërguar në adresë të znj. Inva Mula në 19 KORRIK të vitit 2021 me shpresën që ajo do të kishte mundësi të merrte pjesë në Mbrëmjen Gala, por deri më tani nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Sqarojmë gjithashtu se një muaj përpara ftesës së fundit zyrtare të bërë nga Drejtoresha Artistike, znj. Voshtina (në email-in e datës 19 KORRIK 2021), Drejtoresha e Përgjithshme e TKOBAP-së, znj. Zana Çela i ka dërguar në datë 14 QERSHOR 2021 një mesazh shoqëror në WhatsApp, znj.Mula, por edhe në këtë rast nuk ka patur asnjë përgjigje. Më poshtë gjeni të renditur sipas datave ftesat zyrtare në email dhe mesazhin.

/b.h

Next Post
Vuçiç: Duam të anëtarësohemi në BE, por s’i prishim marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën

Vuçiç flet pas mbledhjes: Kërkojmë tërheqjen e të gjitha trupave nga veriu dhe ndërhyrjen e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prostitucion në qendër masazhi! Arrestohen bashkëjetuesit, shfrytëzonin një 21-vjeçare

Tjetër “fole” prostitucioni në Durrës: Si ranë në rrjetë brazilianet dhe administratori i hotelit

March 17, 2026
Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

March 17, 2026
7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

March 17, 2026

810 mijë nuk votojnë sot. Ndër ata që votojnë, PS merr pothuaj sa dyfishi votave të PD-ASHM

March 17, 2026
Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

March 17, 2026
Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

March 17, 2026
Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

March 17, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami

March 17, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

PD bojkotoi rezolutën e Kuvendit, Berisha e shpall nga selia Iranin shtet terrorist

March 17, 2026
Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In