• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk deklaroi 70 mijë dollarë, Kryetarja e Apelit të Korçës drejt shkarkimit

by Java News
08/10/2018 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE-Kryetarja e Apelit të Korçës, Entela Prifti ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’iu nënshtruar vettingut. Sipas ILDKPKI, Prifti ka bërë deklarim të rremë dhe ka fshehur pasurinë. Pas indicies nga ILDKPKI, KPK deklaron se ka kryer disa verifikime ku ka rezultuar se janë fshehur disa pasuri dhe llogari bankare nga gjyqtarja. Ajo u filtrua vetëm në anën e pasurisë, ku rezultoi me shumë probleme.

“ILDKPI ka sjellë raport për gjyqtaren Entela Prifti, e cila ka deklarim të pasaktë, nuk ka burime, ka fshehur pasurinë, ka bërë deklarim të rremë. Pas këtyre indicieve bëmë hetim të thelluar. Ka apartament 55 m2 pasuri bashkëshortore, e blerë në 2012. E konstatuam se ka mangësi dokumentesh nga babai i bashkëshortes së gjyqtares për dhuratën 1 milion e 6 qind mije lekë që ai ia ka dhënë të birit e më pas kanë përfunduar tek gjyqtarja. Edhe në shit blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 70 m2 ka mospërputhje të kontratës me cka deklaruar ne deklaratën në vetting. Të ardhura nga shitja e makinës Renalut në 2004, e ka blerë 500 dollarë dhe e ka shitur 5 milionë lekë.

Po ashtu edhe një automjet të blerë në 2006 po 500 dollarë dhe shitur më pas 6 mijë euro. Entela Prifti është anëtare e bordit të shoqatës Korça, gjë e cila nuk lejohet kur mban postin e gjyqtares. Burri i gjyqtares ka dublex në rrugën “Niko Kovaci” në Korcë, blerë në 2004 me vlerë 2 milionë lekë, 1 milion e 316 lekë ka bërë rikonstruksioni dhe 9 qind mijë lekë mobilie.

Gjyqtarja se ka deklaruar këtë apartament në deklaratën e parë, mungon kontratat e vitit 2001 sikur gjyqtarja pretendon se e ka blerë në 2001 dhe nuk duhet ta deklaronte në 2003. Tokë arë në Voskopojë, 8% aksione në shoqërinë beton, apartament 198 m2 në bulevardin e Korcës, gjysma e blere e gjysma e dhuruar. Të ardhura sipas deklaratës nga bonot e thesarit që kanë pasur prindërit e bashkëshortit. Në realitet ky apartament është biznes bar pizeri bar kafe.

Në deklaratë thuhet se 1/3 e kësaj prone ja ka dhuruar z.Bujar Kore bashkëshortit të gjyqtares. Pronësi 519 m2 city center në pronësi të bashkëshortit të gjyqtares. Dhe pse shoqëria beton ku është aksioner burri. Nuk ka deklaruar depozitën bankare me vlerë 2 milionë lekë të krijuara me një cek nga një bankë tjetër nga Greqia. Nuk është deklaruar 70 mijë dollarë pranë një bankë të nivelit të dyte. Nuk ka deklaruar kredinë e marrë në Micigan.

Nuk ka deklaruar depozitën në shumën e 10 mije e 300 euro në emër të burrit. Nuk ka deklaruar depozitën në emër të djalit dhe vajzës. Ndaj gjyqtares ka pasur denoncim se ka fshehur disa apartamente në Tiranë, në total 5 të tilla. Denoncimi ka ardhur anonim. Nga verifikimi rezulton se disa nga këto prona janë në emër të familjarëve të gjyqtares si motra dhe kunetër. Por asnjë prej tyre nuk ka të ardhura për ti justifikuar këto pasuri”, tha Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Bazuar te gjetjet nga Komisioni, kryetarja e gjykatës së Apelit rrezikon shkarkimin. Megjithatë zyrtarisht vendimi do të jepet në orën 10:00 datë 10 tetor.

a.ç

Next Post
Maqedoni / Frikë për rrjedhje votash

Maqedoni / Frikë për rrjedhje votash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

February 10, 2026
Veliaj fiton betejën, por humb ‘mëkatarët’ që e shkarkuan

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

February 10, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Hagës i dridhet dora për krimet serbe, por i lëshohet për UÇK!

February 10, 2026
Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

February 10, 2026
Sherr në një lokal në Bushat, 56-vjeçari qëllon me kosore 39-vjeçarin! Vihet në pranga

Ra nga shkallët e banesës, ndërron jetë 74 vjeçari në Durrës

February 10, 2026
Shtypi gazin në vend të frenave, 44-vjeçarja përplas të ëmën me makinë, ndërron jetë

Shtypi gazin në vend të frenave, 44-vjeçarja përplas të ëmën me makinë, ndërron jetë

February 10, 2026
Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

February 10, 2026
Spiropali takim me Zëvendëssekretaren Amerikane të Shtetit: Thellim i partneritetit ekonomik e strategjik, bashkëpunim për çështje në interes të Shqipërisë

Spiropali takim me Zëvendëssekretaren Amerikane të Shtetit: Thellim i partneritetit ekonomik e strategjik, bashkëpunim për çështje në interes të Shqipërisë

February 10, 2026
“Me mikun tim të çmuar…”, Rama ndan pamjet nga takimi para darkës me Antonio Costan

Takimi Rama-Costa në Bruksel, zbardhen diskutimet! Kabineti i Presidentit të KiE: Riafirmohet mbështetja ndaj Shqipërisë!

February 10, 2026
Mbyllen hetimet për ish-kryebashkiakun Roshi! Prokuroria kërkon kalimin e dosjes për gjykim

Mbyllen hetimet për ish-kryebashkiakun Roshi! Prokuroria kërkon kalimin e dosjes për gjykim

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In