• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk dalim pa mandate nga kjo fushatë”, Shehi: 30% e shqiptarëve do votojnë ndryshe

by A R
25/04/2025 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga një prej lagjeve më të vjetra të Tiranës, ajo e “Tregut Elektrik”, kreu i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi, shprehu bindjen se 30% e shqiptarëve do të votojnë ndryshe në zgjedhjet e 11 majit, duke u shkëputur nga partitë tradicionale.

“Ne besojmë se 20-30% e shqiptarëve këtë radhë do të votojnë ndryshe dhe ky është një shans i madh për Shqipërinë, e këtyre më të rinjve se unë”, tha Shehi.

Ai akuzoi Partinë Socialiste dhe atë Demokratike se janë bashkë dhe punojnë e bëjnë ligje për interesa të përbashkëta, me qëllimin për të ruajtur status-quo-në në politikë.

“Në mënyrë simetrike ata mbështesin njëri-tjetrin, e nuk duan lojtarë të rinj në fushë. Që kur bën këtë ligj, këtë lloj marrëveshje mes dy palëve, qytetarët duhet ta kuptojnë se këta janë bashkë. Kundërshtarë kanë ata që duan ndryshim, ky është realiteti. Mund të mos e kuptojnë të gjithë sot, për inerci do vazhdojnë të votojnë por pasaporta europiane është një mirazh bosh pa vlerë. S’shoh gjë tjetër. Nga krahu tjetër shoh premtime madhështore, por nuk e di si mund të bëhen këto punë”, deklaroi Shehi.

I pyetur për numrin e deputetëve që pretendojnë të marrin në këto zgjedhje, Shehi tha: “S’e di. Mund të marrim 1 por mund të marrim edhe 5. Por që pa mandate ne nuk dalim njëherë, ky është realiteti”.

Sa i përket fushatës që “Djathtas për zhvillim” është duke bërë duke shkuar derë më derë tek qytetarët dhe pa pompozitet mediatike, Shehi nënvizoi se kjo është mënyra më e drejtë për të kuptuar hallet e përditshmërisë së shqiptarëve.

“Ne gjykojmë se kjo po që po bëjmë, kjo është për gjurmën që qytetarit i shkohet realisht atje ku është. Kjo zhurmë e madhe është dekori i politikës, ne duam ti shkojmë qytetarit me zotimin tonë dhe fytyrën tonë.  Kemi dalë me kriju jo ide më të qartë, sepse këtë qytet e njohim mirë, por duam ti bëjmë të qartë qytetarëve se nëse do vijojnë të qeverisin këta, kjo Tirana jonë do bëhet edhe më e vështirë për të jetuar. Qyteti është bërë i shtrenjtë, për të larguar të varfrit dhe për të mbajt të pasurit. Qytetarët e Tiranës para se me shku me votu mendohuni mirë. Ka ardh koha me ndryshu dhe ndryshimi për ne fillon nga 9. S’kemi për të bërë hatanë por do hedhim një hap të vogël, por përpara jo mbrapsht. I ftojmë qytetarët të votojnë numrin 9. Ne jemi “Djathtas për zhvillim”. Nuk kemi për të bërë mrekulli, por ato 5 llafe, 5 premtimet do t’i mbajmë se e kemi tregu me vite që i mbajmë. S’duam ta bëjmë ne fushatën tallava e rrena”, nënvizoi Shehi.

Next Post
Gazetarja Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH

Gazetarja Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In