• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nuk “çlirohesh shpejt” nga virusi/ Studimi: Pacientët kanë të paktën një simptomë 6 muaj pas infektimit

by Java News
09/01/2021 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Tre të katërtat e pacientëve të shtruar në spital për Covid-19 shfaqin të paktën një simptomë të sëmundjes gjashtë muaj pas infektimit”. Në këtë përfundim ka arritur një studim kinez, më i madhi i këtij lloji deri më tani, i cili konfirmon se nuk “çlirohesh shpejt” nga virusi,

Studiuesit, të cilët botuan studimin në revistën mjekësore The Lancet, studiuan të dhëna nga 1,733 pacientë me një moshë mesatare 57 vjeç në Wuhan, qyteti ku shpërtheu koronavirusi. Nga të dhënat u zbulua se 76% kishin një ose më shumë simptoma gjashtë muaj pas diagnozës fillestare të infeksionit.

Simptoma më e zakonshme është lodhja ose dobësia e muskujve (në 63% të pacientëve, pra në pothuajse dy në tre), ndërsa vështirësitë e gjumit (në 26% ose në një në katër) dhe ankthi ose depresioni (në 23%) gjithashtu raportohen shpesh).

Pacientët të cilët u shtruan në spital në një gjendje më serioze dhe kishin nevojë për oksigjen ose u intubuan, gjashtë muaj më vonë kishin dëmtime më të mëdha të mushkërive dhe vështirësi në frymëmarrje (përkatësisht 29% dhe 56% të pacientëve), si dhe probleme me veshkat (13% pacientët).

Studimi lë gjithashtu të hapur pyetjen se sa e mundshme është një ri-infeksioni, duke pasur parasysh se studiuesit kanë gjetur në ish-pacientë nivele më të ulëta të antitrupave neutralizues pas gjashtë muajsh (reduktim 53%, pra më shumë se gjysma), krahasuar me fazën akute fillestare të infeksionit.

Mbetet nën hetim ndërkombëtar se sa kohë mund të zgjasë faza e rimëkëmbjes pas një infeksioni serioz. “Për shkak se Covid-19 është një sëmundje kaq e re, ne vetëm tani kemi filluar të kuptojmë disa nga efektet afatgjata në shëndetin e pacientëve. Analiza jonë tregon se shumica e pacientëve vazhdojnë të jetojnë me të paktën disa nga efektet e koronavirusit pas daljes nga spitali, veçanërisht ata që kanë pasur një infeksion serioz,” tha Bin Kao, një profesor i pulmonologjisë dhe kujdesit intensiv në Universitetin Mjekësor Peoki në kryeqytet.

g.kosovari

Next Post
Përmbytjet në Lezhë/ Ministri Peleshi në terren: Tani pushoi edhe shiu, situata nën kontroll

Përmbytjet në Lezhë/ Ministri Peleshi në terren: Tani pushoi edhe shiu, situata nën kontroll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Arresti me burg është masë ekstreme, Gjykata e Lartë duhet të ndalë abuzimet

March 12, 2026
U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

March 12, 2026
Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

March 12, 2026
Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

March 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In