Parlamenti nuk po tregon vullnet politik për një reformë zgjedhore, komisioni i të cilët nuk është mbledhur prej muajsh, i ndikuar edhe nga kriza brenda PD-së.
Por ekpertët zgjedhorë dhe zyrtarët që janë përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, thonë se korrigjimi i Kodit Zgjedhor është i domosdoshëm. Ledio Braho anëtar i KAS dhe Dritan Çaka, anëtar i Komisionit Rregullator vënë theksin tek dy vendime të Gjykatës Kushtetuese.
Përvec këtyre dy çështjeve që janë të domosdoshme, anëtarët e organeve të KQZ-së, thekësojnë edhe elementë të tjerë të nevojshëm.
Partia Socialiste dhe grupimi më i madh i deputetëve demokratë, thonë se vota e emigrantëve mund të realizohet në vitin 2025, edhe me këtë ligj që kemi, duke ja kaluar topin në fushën e KQZ-së. Po vetë ky institucion është kundër.
Komisioni i Reformës Zgjedhore zgjati afatin edhe 6 muaj të tjerë, pas tre vitesh pa produkt. Ndërsa së fundmi, ngërci për ta përfaqësuar opozitën Enkeled Alibeaj apo Oerd Bylykbashi, ka pamundësuar edhe më shumë dialogu.
/f.s