Telefonatat e ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni me bashkëpunëtorët e tij, apo edhe biseda me udhëheqësit e tjerë politikë, janë përgjuar nga “Special Collection Service”, një njësi speciale e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë amerikane (NSA). Zbulimi u bë nga dosjet e fundit të publikuara nga Wikileaks. Në faqen e saj të internetit, organizata e krijuar nga Julian Assange, ka publikuar raportin e NSA mbi një takim të 22 tetorit 2011 mes Berluskonit, ish-presidentit francez Nikola Sarkozi dhe kancelares gjermane Angela Merkel. Në takimin e përgjuar, Sarkozi i thotë Berluskonit se institucionet financiare italiane mund të kapitullojnë shumë shpejt dhe se nuk mjaftojnë më fjalët por duhet vepruar.
Ndërsa zbulohet se është përgjuar gjithashtu edhe një bisedë telefonike mes ish-kryeministrit italian dhe homologut të tij izraelit Bennjamin Netanjahu.
Sipas mediave italiane, kryeministri Mateo Renzi është shprehur se do të kërkojë informacione në rrugë formale mbi çështjen Berluskoni. Ndërsa Ministria e Jashtme italiane thirri ambasadorin e SHBA-ve në Romë për të kërkuar sqarime. Ëikileaks ka denoncuar edhe më parë përgjimet e shërbimeve amerikane ndaj udhëheqësve botërorë, mes të cilëve edhe Shqipërisë, shkruan tvklan. Themeluesi Julian Assange është dënuar nga gjykatat në SHBA. Ai ka marrë azil politik nga Ekuadori në 2012 dhe momentalisht ndodhet në ambasadën ekuadoriane në Londër.