• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Novosti”: “Ballisti” shpëton vetëm nëse bëhet kroat

by Java News
16/01/2018 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat serbe i janë rikthyer çështjes së Ismail Morinës. “Ballisti” gjendet ende në Kroaci, në pritje se çfarë do të ndodhë me fatin e tij, nëse do të ekstradohet apo jo në Serbi. Por, tifozi që mori autorësinë për ngritjen e dronit në stadiumin e Beogradit në vitin 2014 në sfidën Serbi-Shqipëri, tashmë ka bërë një kërkesë për azil politik në Kroaci.
Pikërisht kjo kërkesë ka ngacmuar median serbe “Vecernje Novosti” që shkruan se: “Shqiptarët luten që Morina të bëhet nënshtetas kroat”. Gazeta në fjalë shkruan se diplomatët serbë, shqiptarë dhe ata kroatë janë në kontakte për të zgjidhur çështjen e “Ballistit”, transmetojnë mediat në Shqipëri.

Në qershor, Morina u arrestua në Dubrovnik dhe Gjykata kroate vendosi fillimisht ekstradimin e tij në Serbi. Por, Gjykata e Lartë e Kroacisë vendosi anulimin e këtij vendimi. Sipas gazetës serbe “Novosti”, diplomatët shqiptarë po u bëjnë presion homologëve të tyre në Zagreb që të heqin dorë nga ekstradimi, duke i propozuar qeverisë kroate pranimin e kërkesës për azil politik nga ana e Ismail Morinës.

Një gjë e tillë sipas gazetës serbe do të parandalonte ekstradimin e tij drejt Beogradit. “Novosti” zbulon se kjo zgjidhje do të miratohet së shpejti, ndërsa kjo gazetë shkruan me nota kritike se politika ka “njollosur duart” në këtë rast. Nga njëra anë, pala kroate kërkon që procesi ligjor të respektohet, duke ditur se kjo është e rëndësishme për Serbinë, me të cilën marrëdhëniet së fundmi nuk kanë qenë të shkëlqyera.

Më tej “Novosti” shkruan se Zagrebi dëshiron të ketë marrëdhënie të qëndrueshme me Tiranën dhe respekton dëshirën e palës shqiptare për të zgjatur zgjidhjen e Ismail Morinës. Kështu kroatët u lejojnë diplomatëve shqiptarë të vizitojnë “Ballistin”. Sipas gazetës në fjalë, Serbia ka dhënë garanci se pas ekstradimit, Morinës do t’i respektohen të drejtat e tij, ndërsa shkruan me dyshim për deklaratën e “Ballistit” se ka frikë për jetën e tij nëse ekstradohet në Serbi.

“Morina është shprehur se gjoja i rrezikohet jeta në burgjet serbe”, shkruan “Novosti”, duke vijuar më tej: “Morina nuk e ka paguar provokimin që bëri në Beograd. Avokatët e Ismail Morinës supozojnë se në Serbi ai mund të dënohet me tetë vjet burg. Vëllai i Ismail Morinës ka nisur një fushatë të gjerë në Shqipëri, së bashku me tifozët shqiptarë duke kërkuar aktivizim të fortë të diplomacisë shqiptare për të ndaluar ekstradimin drejt Serbisë”, përgatiti Koha. (b.an)
*-*

Next Post
Ja 9 zakonet e njerëzve të mençur, po juve sa e gjeni veten?!

Ja 9 zakonet e njerëzve të mençur, po juve sa e gjeni veten?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In