• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“It is not over until it is over…”, nuk ka mbaruar akoma!

by Linda Karadaku
22/05/2017 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

 

Në gjithë këtë rrëmujë lajmesh që të marrin frymën për nga intensiteti, surprizat e pritura dhe të papritura, marrëveshjet për pak ose për shumë, dashuritë, fjalët e mbajtura dhe pabesitë, megjithatë, megjithatë…ende nuk është zgjidhur përfundimisht rebusi. Duhet pritur post-25 qershori për të parë kush i ka para-mbledhur apo do ti mbledhë qershitë.  (E kam fjalën për muajin qershor që njihet si muaji i qershive…) Me një fjalë, e thënë në anglisht, “it’s not over until it is over,” domethënë, nuk ka mbaruar përderisa nuk ka mbaruar…

 

Për ta vënë të gjithën në kontekstin tonë shqiptar, shprehja u bë e famshme nga Yogi Berra, legjendë e bejzbollit amerikan, që e shqiptoi për herë të parë në 1973, kur skuadra e tij ishte në fund të kualifikimit dhe arriti të fitojë titullin. Thelbi i shprehjes është që tu thotë njerëzve, prisni, mos bëni gjykime akoma, sepse beteja ende mund të marrë një kah tjetër ashtu si një vektor i panjohur. Dhe kjo vlen për të gjykuar atë që po ndodh në politikën shqiptare.

 

Marrëveshja Rama-Basha nuk ishte dhe nuk është e papritur si e tillë, koha në të cilën u bë, po, është suprizë dhe besoj që nuk u parashikua dot nga pothuaj askush brenda vendit. Marrëveshja përputhet me nevojën për të zhvilluar zgjedhje pak a shumë normale, por gjithsesi të pranuara nga të gjithë më në fund, dhe ajo që është më e rëndësishmja, për të pasur qetësi dhe stabilitet brenda vendit, një kërkesë e vazhdueshme nga qytetarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë.

 

Por ajo që është qershia mbi tortë është nevoja për një shumicë dërrmuese, më shumë se solide parlamentare, për të miratuar më galop kuajsh reformat që nga reforma në drejtësi (pjesa e zbatimit të saj) deri tek dy reformat e përmendura papritur në marrëveshjen e Duo-s Rama-Basha, reforma kushtetuese dhe reforma zgjedhore. Sigurisht që një “dashuri” alla Romeo e Zhuljete midis Ramës dhe Bashës, do të arrinte të miratoheshin pa asnjë ngecje apo problem, por…”it’s not over until it is over…”, akoma jo.

 

Sepse loja finale nuk është luajtur ende, pavarësisht se të gjithë lojtarët janë tashmë gati për të hyrë në fushë, madje këtë rradhë, si kuaj rrace, do të konkurojnë të gjithë, secili për hesap të vet, dhe mirë bëjnë. Shqiptarët kanë nevojë t’i shohin qoftë edhe vizualisht vec e vec dhe të vendosin për kë do votojnë. Le ti japim Cezarit atë që është e Cezarit, pastaj shohim e bëjmë pas 25 qershorit…

 

Duke u ndalur pak tek kjo shprehja, le ti japim Cezarit atë që është e Cezarit, duhen thënë besoj disa hapa që cuan në këto zhvillime marramendëse:

 

1: LSI dhe Meta bënë presion deri në fund që të mos shkohej në zgjedhje pa opozitën dhe ofruan qeveri besimi për ti dhënë fund krizës. LSI dhe Meta i dhanë të drejtë dhe mbështetën opozitën në të gjitha kauzat e kuptimta të saj dhe të cilat përbënin në të njëjtën kohë interes publik, duke sakrifikuar madje edhe koalicionin me Ramën që e kërkonte që nga vjeshta e kaluar.

 

2: Basha, pavarësisht nga gjithë mos-besimi që ngjallte, arriti të ngrinte, të mbante në këmbë cadrën dhe protestën dhe të bënte opozitë, sic tha edhe vete, duke mos prekur asnjë lule, por me këmbëngulje dhe duke arritur në njëfarë mënyrë të ruante elektoratin tradicional të PD-së.  Sigurisht qe Berisha ishte në backstage duke nxjerrë në skenë “liderin e ri” të “Republikës së re.”

 

3: Rama i qëndroi presionit deri në momentin kur llogaria i dilte më mirë me Bashën sesa pa Bashën. Arriti një marrëveshje që e negocioi me një njeri dhe për të cilën besoj se “Rilindja” do të negociojë përsëri, sepse tashmë rruga është e hapur. Mirë apo keq, marrëveshja është tashmë fakt, e pranuar gjerësisht dhe e përshëndetur si fundi i një marrëdhënie konfliktuale midis dy partive më të mëdha të 27 viteve te fundit, PS-PD.

 

4: Por, duke i qëndruar shprehjes “jepi Cezarit atë që është e Cezarit,” duhet thënë se retorika politike luftë-nxitëse e përdorur në të dyja kampet e mëdha, ishte thjeshtë e shëmtuar ashtu sic ka qenë në këto vite dhe dekada të gjata të tranzicionit. Nuk ka njeri normal në këtë vend që të arrijë të kuptojë pse u deshën tre muaj “luftë” për të arritur një marrëveshje që u arrit për tre orë. Ose më saktë akoma, pse u deshën 27 vjet “luftë” për të arritur një marrëveshje komunikimi dhe dialogu midis mazhorancës dhe opozitës, me të gjithë elementet e tjerë para dhe pas-zgjedhorë, ndërkohë që mund të ishte arritur shumë kohë më parë dhe do të na kishte kursyer të gjithëve shumë shqetësime, stres, nerva, energji. Mbi të gjitha do ti kishte kursyer vendit shume energji të kanalizuara negativisht që kanë prodhuar kaq shumë kriza sa kemi harruar si është të jetosh normalisht pa pasur frikë cfarë do të sjellë e nesërmja.

 

5: Mbi të gjitha, kanë ndryshuar shumë gjëra në Shqipëri, mbi të gjitha njerëzit e thjeshtë, që i masin zhvillimet politike bazuar në efektet që prodhojnë në jetën e tyre të përditshme dhe të ardhmen. Në rastin konkret, efekti fillestar i kësaj marrëveshje dhe gjithë këtyre zhvillimeve është qetësia dhe një stabilitet i përkohshëm që shpresojmë të jetë i përhershëm me vendosjen e një komunikimi normal dhe demokratik midis mazhorancës në pushtet dhe opozitës. Kjo do të kërkonte që opozita të ketë rolin e vet të patjetërsueshëm, jo vetëm në parlament, jo si fasadë, jo jashtë sistemit, por brenda systemit, brenda institucioneve, në mënyrë që të mos vihet në pozicionin kur del në rrugë se nuk ka asgjë më për të humbur. Dhe ky është një precedent që ka ndodhur në mënyrë të përsëritur në këtë vend.

 

6: Dhe në fund, për t’iu rikthyer edhe njëherë shprehjes “it’s not over until it is over”, betejat, përfshi edhe ato elektorale, as nuk luftohen dhe as nuk fitohen në tavolinë. Luftohen dhe fitohen në terren. Qytetarët shqiptarë vendosin për vete dhe për vendin, për të sotmen dhe për të ardhmen. Sido që të bëhen llogaritë, sido që të jenë bërë llogaritë, baza e cfarëdo qeverisje të ardhshme të vendit do të përcaktohet mbi bazën e votave, vullnetit të popullit. Dhe në Shqipërinë tonë, ka ardhur koha që qeverisja të mos shihet si fitore e një pale dhe humbje e tjetrës, por si një rotacion demokratik, pa hile, i autoritetit të qeverisjes dhe bërjes së opozitës që duhet të jetë pjesë integrale e zhvillimit të vendit dhe vendimeve të mëdha që merren për të dhe për të gjithë ne. Në fund të fundit, sic thoshte Mark Twain, “Besnikëri ndaj Kombit gjithë kohën, besnikëri ndaj qeverisë, kur ajo e meriton atë.” (Javanews)

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

ZGJEDHJET/ PD hap fushatën elektorale ditën e shtunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreth 3.700 nxënës më pak se një vit më parë, rrezikohet mbyllja e disa shkollave në Korçë

Në sitë 4163 drejtues shkollash/ Drejtuesit pa certifikim nuk do të jenë më në krye të institucioneve arsimore

December 7, 2025
Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

December 7, 2025
Kush është Taulant Toma, i arratisur 4 herë nga bugjet italiane me pseudonimin ‘UFO’

Kush është Taulant Toma, i arratisur 4 herë nga bugjet italiane me pseudonimin ‘UFO’

December 7, 2025
Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë dhe ekspertët janë të habitur

Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë dhe ekspertët janë të habitur

December 7, 2025
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

December 7, 2025
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

December 7, 2025
Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

December 7, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun, pajiset me urdhër-mbrojtje e lënduara

December 7, 2025
Njësoj si në filma, “magjistari” shqiptar i arratisjeve zhduket nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

Njësoj si në filma, “magjistari” shqiptar i arratisjeve zhduket nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

December 7, 2025
Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, bashkëmoshatarët protestë solidariteti në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, bashkëmoshatarët protestë solidariteti në Bulqizë

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In