Norvegjia filloi sot gërmimet për nxjerrjen e një anijeje vikingësh, e para e zbuluar në vend që prej 100 vitesh, një zbulim i rrallë që mund të ndihmojë në rritjen e njohurive për këtë epokë.
E zhytur nën tokë, anija e Gjellestad, emri i lokalitetit ku ajo ndodhej në juglindje të mbretërisë, ishte zbulur në vitin 2018 në sajë të një radari të depërtueshëm në Tokë.
Mbetjet ishin në një gjendje shumë të keqe sipas vëzhgimeve të para dhe autoritetet norvegjeze vendosën t’i zbulojnë ato shpejt para një përkeqësimi të plotë.
Vetëm tre anije vikingësh në gjendje të mirë janë zbuluar në të kaluarën në Norvegji, ku gërmimi i fundit daton në vitin 1904.
Të treja janë sot të ekspozuara në një muze afër Oslos.