• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Normalizimi Kosovë – Serbi, kalon përmes Preshevës

by Java News
06/11/2018 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ragmi Mustafa, kryetari i ri i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, ka thënë se pa përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës nuk mund të ketë normalizim marrëdhëniesh mes Kosovës e Serbisë.

Mustafa ka thënë në Interaktiv të KTV-së se rruga për normalizim domosdo kalon përmes Preshevës. Sipas tij, duhet unitet i partive shqiptare të Kosovës dhe të gjendet një zgjidhje përfundimtare për këtë çështje. Ka thënë se nuk e beson që ideja për bashkim të Preshevës me Kosovën është e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Nuk e besoj që është ide e Thaçit. Është ambicie legjitime e qytetarëve të Luginës. Në një proces politik ku Serbia s’ka treguar vullnet politik për t’i integruar shqiptarët, kjo është dëshmia më e madhe që ne duam bashkim. S’mund të ketë normalizim pa përfshirjen e Preshevës. Rruga për normalizim duhet domosdo të kalojë përmes Luginës së Preshevës. Unë i besoj vullnetit popullor të qytetarëve.

Spektri politik në Kosovë duhet të jetë unik e ta trajtojë më seriozisht këtë çështje”, ka thënë ai. “Më shumë bëhet debat kush e prezantoi dhe pse. Unë besoj përfundimisht se Kosova duhet të marrë përgjegjësinë e vet për qytetarët e Luginës. Vullneti është zyrtarizuar dhe duhet të trajtohet si i tillë. Spektri politik duhet të ketë ndjeshmërinë për qytetarët e Luginës. Jemi ndier gjithmonë si qytetarë të Kosovës”.

Sipas tij, çështja e Preshevës duhet të ndërkombëtarizohet. Mustafa ka thënë se ngritja e kësaj çështje ka ndikuar në shtim të presionit nga Serbia te qytetarët e Preshevës.“S’ka pas kundërshtim të ashpër si në të kaluarën, por është rritur numri i forcave xhandarmërisë. Kanë filluar të bëjnë edhe kontrolle të trafikut rrugor nga njësiti special. Mediat po thonë që edhe në Paris kanë dalë njësitet speciale, por deri tash s’kemi pas ndonjë ekses apo element që prish rendin dhe qetësinë.

Këto shihen si presione ndaj qytetarëve”, ka shtuar ai.Sa i përket idesë për shkëmbim kufijsh, ka thënë se kjo i takon një niveli tjetër politik, ndërsa atyre të Preshevës u takon të shprehin bindjen e tyre për bashkim me Kosovën. E ka vlerësuar si proces historik “që shqiptarët duhet ta lexojnë drejtë”.

Për garën të cilën e fitoi të dielën, Mustafa ka thënë se ishte proces me pjekuri demokratike. Rezultatet ka thënë se do të bëhen finale më 8 nëntor. (b.an)

Next Post
Portieri francez Lloris: Mbappe është i jashtëzakonshëm

TABELA/ Cilët janë futbollistët më të shtrenjtë në botë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In