• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

“Normalizimi” i Dosjes 339

by Skënder Minxhozi
28/07/2020 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ka mjaftuar një listë prej 22 fletë-arrestimesh, lëshuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,  në lidhje me dosjen 339 për vjedhjen e votave në zgjedhjet e 2017, e cila çoi në daljen nga Parlamenti të partive të opozitës – që të kuptojmë se kemi të bëjmë edhe një herë tjetër, me një histori banale shqiptare. Nuk është aq shumë problemi se 22 personat e akuzuar ndahen në mënyrë thuajse të barabartë mes tre partive politike kryesore, sesa fakti që me anë të këtij hetimi po shohim të shpaloset sërish nga e para filmi i vjetër i zgjedhjeve të menaxhuara keq në Shqipëri. Asgjë tjetër.

Tre qendra votimi në Durrës dhe devijimet e votave aty,  kanë qenë ndër të tjera, në fokus të hetimeve që kanë çuar në arrestimet në fjalë. Janë tre qendra krejt anonime, që me siguri as banorët e lokaliteteve ku ato ndodhen, nuk jua dinë numrat me të cilët figurojnë në regjistrin e zgjedhjeve. E megjithatë janë tre mostra elektorale, që shërbejnë si prova materiale e asaj që dimë prej kohësh që s’mbahen mend: partitë që kanë numërues në komisionet e votimit, dalin mirë me llogaritë në fund të ditës. Kryesisht në kurriz të partive që nuk janë prezente në këto panele votimi.

Deri këtu historia e arresimeve të mësipërme nuk do të kishte ndonjë rëndësi të veçantë, nëse Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk do të ndërtonin mbi të teoremën më të zhurmshme, por njëkohësisht edhe më hipokrite të vjedhjes së fitores së 2017 nga maxhoranca, duke tundur në ajër dosjet 339 dhe 184.

Alibia që opozita kujtoi se gjeti tek dosjet e mësipërme kartën e artë të justifikimit të gjithçkaje i kishte vajtur ters qysh në krye të herës, kur nisën të humbin me Edi Ramën. Pasi firmosën të gjitha procesverbalet e zgjedhjeve të 2017, gjatë të cilave kishin edhe gjysmën e ministrave në qeverinë Rama, opozitarët kujtuan se gjetën formulën e kthimit të tunxhit në ar. Fjala vjen,  Dibra nxorri 4500 vota diferencë mes PS dhe të tjerëve, megjithatë “fajin e kishte dosja 339”.

Një tiradë e gjatë dhe e lodhshme zhurme, krizash dhe situatash të skajshme, të gjitha të ngritura mbi pretendimin se socialistët kishin vjedhur zgjedhjet dhe provat kishin dalë sheshit. E thënë kjo nga një parti politike, e cila në vitin 2011 vodhi mandatin e bashkisë së Tiranës në sy të të gjithë shqiptarëve, mbi tavolinën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve!

Dosjet e akuzave ndaj 22 personave të përfshirë në hetimet e dosjes 339, e shfryjnë tërësisht historinë e ndërtuar keq, të vjedhjes së zgjedhjeve nga socialistët. Ato nuk shbëjnë kurrsesi fajin që mund të ketë PS në devijime apo përvetësime të caktuara votash, në Durrës dhe pjesë të tjera të territorit shqiptar. Socialistët nuk janë engjëj, por nuk janë as djajtë e vetëm të kësaj historie. Këtë tregon në mënyrë të thatë shifrore hetimi që po i drejtohet gjykimit, ku mjafton të shohësh pesëfishimin e votave nga ana e LSI në raport me vitin 2013, që të kuptosh se ata që bërtasin nuk janë gjithmonë ata që kanë të drejtë.

Arrestimet e fundit për dosjen 339, shënojnë “normalizimin” e saj, duke e futur në një hulli banale vjedhjesh nga hajdutë xhepash, të cilët gjallojnë rregullisht në të gjitha votimet shqiptare, që prej 30 vjetësh. Drama politike që u ndërtua mbi këtë dosje, shërbeu vetëm që PD të krijojë opozitën e Murrizit e Hajdarit, duke relativizuar veten dhe duke bërë me dëshirën e saj një autogol të hatashëm politik, që vazhdon ta paguajë. Këto arrestime na thonë se mbi dosjet e përgjimeve në fjalë nuk mund të ndërtohej dhe as të justifikohej piskama e revolucionit me shishe boje në dorë, që Basha u mundua të inicojë në vitin 2019.

Sa për dosjet 339 e 184 dhe “heroin” e tyre Damian Gjiknurin, ai është kthyer në bashkëbiseduesin zyrtar të PD-LSI, në diskutimet e fundit për reformën e votave. Ironike, por e vërtetë.

Next Post
E njohu në funeralin e djalit të saj, martohet me gruan 53 vite më të madhe

E njohu në funeralin e djalit të saj, martohet me gruan 53 vite më të madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In