• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Normaliteti, kur të kthejmë respektin për Kushtetutën

by Ben Andoni
10/09/2019 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Thirrja e presidentit Ilir Meta para Komisionit Hetimor, ngritur nga parlamenti shqiptar, tregoi problematikën e thellë me të cilën rrethohet jeta e sotme politike shqiptare. Mendimet, sjelljet dhe shprehjet krejt të kundërta, mungesa e konsensusit dhe mbi të gjitha mosrespektimi i Kushtetutës dhe interpretimi me ekuivokë, na ka përcjellë në një situatë, prej të cilës po vuan e gjithë jeta e vendit por më së shumti ekonomia. Presidenti është pjesë e kësaj katrahure me paqartësinë, anësinë dhe sidomos me mungesën e bashkëpunimit.

Duhet kujtuar se deri më tani, Kushtetuta dhe draftet kushtetuese janë miratuar ose refuzuar me referendum (1994 dhe 1998), ku palët politike kryesore kanë pasur qëndrime të kundërta politike, referon studiuesi Krasniqi. Ndërsa duhet cilësuar se gjithë ndryshimet kushtetuese (2007, 2008, 2012, 2016) janë kryer nga dy partitë kryesore, të cilat shpesh me manipulimin që ka përcjellë pastaj në mbështetjen e partive të vogla satelite, ka arritur një konsensus të gjerë politik.

Por deri më sot, asnjë nga ndryshimet nuk ka pasur forcë dhe t’i ketë dhënë impaktin e duhur zhvillimit politik të vendit. Krizat i kanë lënë vend njëra-tjetrës. Ato kanë qenë njësoj të egra dhe të pazgjidhshme. Arsyeja është e mirëkuptueshme dhe ka të bëjë thellësisht me kulturën personale të politikanëve të vendit tonë, angazhimin, pjekurinë e duhur dhe mbi të gjitha arritjen e parametrave të duhura në këtë stad zhvillimi të vendit. Për fat të keq, me formimin e tyre, politikanët e sotëm shqiptarë duket se pak kanë ndryshuar nga paraardhësit e tyre të demokracisë. Kurse Kushtetuta jonë e arnuar frikshëm duket se nuk i përmbush realisht sfidat me të cilat përballet vendi ynë gati drejt Integrimit Evropian apo të ketë të mundur zgjidhjen e krizave. Paçka se është miratuar me referendum, ndryshimet kushtetuese të saj nuk janë përcjellë kurrë në referendum.

Situatën e ka shtrënguar shumë procesi i stërgjatë i Reformës në Drejtësi dhe akuzat e

Pamoralshme të palëve për mungesën e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. Mbi të gjitha, sot, funksionon një parlament me gati 20 deputetë më pak, ndërkohë që produktet ligjore të tij vazhdimisht kthehen pas nga presidenti i vendit. “Palët asnjëherë nuk shprehin me saktësi dhe me transparencë shkaqet ligjore, argumentet ligjore se për çfarë, ku dhe përse aktet ligjore ngrihen, rrëzohen dhe rivendosen. Unë jam ndjekës i vëmendshëm i tabulateve ligjore dhe atyre nënligjore, dhe si i tillë, duhet të pranoj që kur një akt ligjor formatohet mund të ketë nevojë për përshtatshmëri kushtetuese në kohë dhe hapësirë, por asnjëherë nuk mund dhe s’ka se si që akti të rrëzohet me motive pa përmbajtje dhe formë. Ndaj ritheksoj që beteja midis institucionit të presidentit dhe Kuvendit mbart mbrapa riformatimin dhe rirreshtimin e faktorëve individual të tyre”, citohet juristi dhe analisti i çështjeve të Drejtësisë Sokol Hazizaj.

Gjithsesi, dy partitë kryesore duhet të jenë të ndershme se me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 kanë bërë një ngatërresë, që zgjedhjet vërtetë caktohen nga presidenti, por organizimi dhe administrimi tyre bëhet nga KQZ-ja, një strukturë e cila nuk është organ kushtetues, por që ka lidhje ngushtësisht me qeverinë. Kjo e bëri KQZ-në të ishte tejet në kah të vështirë në zgjedhjet e fundit, me bojkotin e Opozitës së vendit.

Me pak fjalë, të dy partitë duhet të mbartin përgjegjësinë dhe të mos fshihen më me akuza për njëra-tjetrën. Realiteti i tyre është gjendja e sotme e vendit tonë: Atë që nuk di ta lexojë kryeministri Rama dhe që bën sikur do ta përmirësojë aleati i tij i kësaj zallamahie, Lulzim Basha. Zgjidhja është akoma më e thjeshtë: Duhet kthyer normaliteti në respektimin e Kushtetutës…nga politika shqiptare. (Javanews)

Next Post
Dhunohet turisti rus në Vlorë, filmoi dy të rinjtë duke keqtrajtuar qenin (VIDEO)

Dhunohet turisti rus në Vlorë, filmoi dy të rinjtë duke keqtrajtuar qenin (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In