Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Nora Malaj duket se i është bashkuar Partisë Socialiste.
Në një postim në Facebook, Posta Shqiptare tregon takimin e saj me drejtorin e Postës Shqiptare, Ervin Bushatin, me të cilin bisedoi për shërbimet ndaj qytetarëve në zyrën e Këshillimit.
#Bashkë me mikeshën & pedagogen Nora Malaj diskutuam ndërmarrjen e sfidave të reja në emër të zyrës së Këshillimit.
Nevoja për t’u shërbyer qytetarëve & për t’i bërë institucionet sa më fleksibël në interes të moshimit dhe shërbimeve të dedikuara për ta.
Krijimi i një fryme komunikimi në kuadër të #transparencës ndaj klientëve tanë.
#ErvinBushati #Energji #Pozitive #Vëmendje #Bashkë #PostaShqiptare #Dëgjojmë #Team #Aktiv #Respekt #Shërbim #Transparencë
Kalimi nga LSI te PS është vërtetë për t’u habitur, duke kujtuar armiqësinë e krijuar mes palëve që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Madje, kryeministri Edi Rama e imitoi në formë tallëse Malën në një prej takimeve elektorale.
” Ka dhe atë Nora Malajn. ‘Po Monika, Monika, Monika, ç’bëhet kështu Monika? Ikën votat, na i blenë votat, na i morën’. ç’është kjo estradë, ç’është ky tmerr?!”, imitonte Rama ish-ministren Nora Malaj.
Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Malaj deklaroi se do të tërhiqej nga politika.
/b.h