• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Non gratat po bëjnë aleancë, a e patë si heshti Sali Berisha për Qifen”?!

by Java News
12/04/2022 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Gazment Bardhi në mbledhjen e grupit ia thotë në sy Sali Berishës se ata që janë shpallur ‘Non Grata’ duhet të largohen nga politika. Sipas tij, politika e Berishës se “kush mendon ndryshe nga ai është mbështetës i Ramës”, është e gabuar që çon në përçarje të partisë. Ndalur këtu, pas akuzave për “peng të Ramës” e që bëjnë biznes me të”, Bardhi tha se është gati të bëjë transparencë.

“Së pari, Sot iu kthyen traditës së vjetër e të shëmtuar të shpifjeve, baltës, kërcënimit dhe shantazhit ndaj Kryetarit të Grupit, se mendon ndryshe nga Z. Berisha. Flasim për bashkim dhe sulmojmë këdo mendon ndryshe. Flasim për bashkim dhe kush mendon ndryshe i thuhet je peng i Edi Ramës. Se kush është peng i Edi Ramës, se kush bën biznes me Edi Ramën, se kush ka fshehur lekët tek biznese të afërt të Edi Ramës, jam i gatshëm ta bëj transparencën tani.

Shqiptarët presin nga ne një përgjigje të qartë për aksionin opozitar, për t’ua kthyer atyre votën e lirë, pa të cilën nuk mund të ketë mirëqenie, nuk mund të ketë zhvillim, nuk mund të ketë integrim.

Unë kam mendimin tim, i qëndroj parimeve të mija, dhe standardeve që ka vendosur kjo parti. Për mua personat e shpallet non grata duhet të tërhiqen nga politika. Nëse nuk tërhiqen, ndodh kjo që pamë këto dy ditë. SHBA pranon që Edi Rama ka ble vota me krimin e organizuar, selia e partisë më zë madhe të opozitës, hesht, nuk thotë asnjë fjalë.

Së dyti, sot pashë një shqetësim nga disa kolegë, dhe z. Berisha, pse është ankimuar vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri. Kjo është rrugë institucionale, është rrugë normale. Kujtoj që në 25 Mars z. Berisha na tha në zyrë se vendimet e gjykatave duhen respektuar, sot thotë pse ke ankimuar vendimin se gjykatat janë të Edi Ramës. Pra kur vendos në favor të Z. Berisha, gjykatat janë të mira, nëse rrezikon të bëjë drejtësi, ato janë të Edi Ramës. Kjo është qesharake.

Së treti, mbështes qëndrimin e shumicës së deputetëve se vijimi me nje proces që quhet si riorganizim i partisë, në mënyrë të njëanshme, me kokëfortësi, kjo sjell përçarje. Mesa kuptoj qëllimi është pikërisht ky, të përçahet partia, të bëhet një parti më e vogël, të përdoret për interesat e një personi. Ky nuk është interesi i demokratëve dhe i PD”, tha Bardhi në mbledhje./m.j

Next Post
“PD drejt përçarjes përfundimtare”/ Bardhi: Alibeaj u kërcënua nga Berisha vetëm se mendon ndryshe nga ai!

"PD drejt përçarjes përfundimtare"/ Bardhi: Alibeaj u kërcënua nga Berisha vetëm se mendon ndryshe nga ai!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In