• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Non Grata”, term politik apo juridik?

by Fatmir Merkoçi
07/08/2021 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi

 

Debatohet mjaft për termin “Non Grata” (I pa pëlqyeri). Shumica po mundohet t’i japë forcën e ligjit, madje shkojnë deri atje sa e bëjnë të mundur dhe keqinterpretimin e ligjit të Dekriminalizimit. Pra termin “non grata”, e përkthejnë si një vepër ligjore, duke anashkaluar me dashje atë që është thelbësore. Në Kodin Penal çdo vepër penale dënohet. Por le të shohim Kushtetutën. Tek kapitulli i të drejtave të njeriut thuhet:

Në nenin 17

  1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.
  2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane. Pra këtu nuk kemi asnjë paragraf ku shprehja politike të këtë forcë ligjore.

Po kështu, dhe në rastin e të zgjedhurit, apo kandidatit për deputet. Në Kushtetutë përcaktohet qartë në Nenin 71 pika 2. Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: pika

  1. dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Pra në rast se personi kryen një vepër penale, atëherë ai privohet nga e drejta për t’u zgjedhur.

Duke dashur ta trajtojnë problemin politik si problem juridik, shumica bien në grackën e interpretimit politik. Kjo si pasojë e një mentaliteti të pashkëputur, mu atij që quhet “mentaliteti i partisë-shtet”.

Duke mos pasur argument juridik, kërkojnë me ngulm të keq interpretojnë dhe ligjin e dekriminalizimit. Në këtë ligj ka një moment ku shumëkush mund edhe ta keqinterpretojë por, kurrsesi nuk mundet ti falet një juristi një veprim i tillë. Le ta marrim dhe ta shohim pikërisht këtë ligj. Do ti referohemi vetëm neneve dhe pikës ku mundohen ta keqinterpretojnë.

Ligji i Dekriminalizimit u miratua me të drejtë për ti prerë udhë njerëzve të korruptuar, dënuar, apo ata me rekorde kriminale, qoftë brenda apo dhe jashtë vendit. Miratimi i tij ishte një domosdoshmëri për vetë situatën në vend. Por çfarë thotë ligjvënësi në këtë ligj dhe pikërisht në nenin 2, pikën 2 të tij.

Neni 2

Ndalimi për kandidim dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik

Pika 1. Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion

Pika 2. Ndalimi i parashikuar nga pika 1, e këtij neni, zbatohet edhe ndaj personave:

  1. a) që janë dënuar me një vendim jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, apo për të cilët është vendosur masë sigurimi personal dhe/ose është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga autoritetet e një prej këtyre shteteve, për kryerjen apo tentativën e kryerjes së një prej veprave penale, të parashikuara në pikën 1, shkronja “a”, të këtij neni. Për personat që plotësojnë kushtet e këtij paragrafi, ndalimet zbatohen në përputhje me pikën 5, të nenit 10, dhe pikën 1, të nenit 16, të këtij ligji;

Në cilin moment ligjvënësi shprehet për pjesën “non grata”?

Kur është bërë ky ligj, ligjvënësi e dinte mjaft mirë se: “Non grata” apo i padëshirueshëm nuk është vepër penale. Si e tillë, ajo nuk mundet të këtë forcën e ligjit.

Por me dashje, miopinë juridike duan ta kthejmë në interpretim politik. Kjo jo vetëm që është e dëmshme por, përbën dhe një rrezik për tu kthyer në precedent për çdo njeri.

Por le të bëjmë dhe një krahasim të thjeshtë: Shumë diplomatë apo zyrtarë të lartë, mundet të shpallen “non grata” nga një shtet. Rasti më i prekshëm është kur Shteti shqiptar shpalli non grata një diplomat rus në Shqipëri. Mos vallë ky diplomat apo zyrtar nuk ka të drejtë të zgjidhet në shtetin e tij? Ky është një paradoks pasi “non grata”, jepet o politikisht ose për terrorizëm, apo komplot kundër atij shteti që e jep. Politikisht nuk ka sanksione ligjore kundrejt personit. Ndërsa në rastet e tjera, personi dënohet ligjërisht konform ligjeve të shtetit që kryen krimin.

Por a përdoret politikisht nga kundërshtarët politik? Pa dyshim që po. Kj,o pasi gjithmonë në të tilla raste, kundërshtarët e përdorin si kartë morale dhe si një “dënim”. Por që realisht është një mos pranim nga një shtet, politikisht dhe kurrsesi juridikisht pasi, nuk ka vepër penale. Si rrjedhojë, “Non grata” nuk jepet me vendim gjyqësor por, thjesht me një vendim administrativ.

Në rastin kur “non grata” shoqërohet me vepër penale, këtu kemi të bëjmë me një hapësirë që SHBA-ja ka në këtë rast kundrejt shtetasve shqiptar e anasjelltas.

Marrëveshja e ekstradimit e rinovuar mes dy palëve ka qëllim që personat e kërkuar për ndjekje penale për një krim të ekstradueshëm do të dorëzohen sipas kushteve të këtij traktati. Pra kjo marrëveshje, apo traktat, ka si qëllim që askush të mos ketë strehë të sigurt për t’iu shmangur zbatimit të ligjit penal në SHBA apo në Shqipëri”

Në këtë konteks del mëse e qartë se, dhënia “non grata”, nuk është dënim penal por, një vendim politik e diplomatik. Nëse një person do këtë të vërtetuar apo do këtë dyshime të arsyeshme për një vepër penale, mbi bazën e këtij traktati, mjafton një padi e hapur në Amerikë dhe shteti shqiptar është i detyruar ta ekstradojë personin e akuzuar.

Nuk duhet të harrojmë se marrëveshjet dy palëshe bëhen gjithmonë brenda kornizës kushtetuese pasi, ajo nuk mundet të prevalojë mbi kushtetutën. Gjithashtu, kjo marrëveshje, favorizon të dy shtetet, në ekstradim, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, krimit ekonomik e kibernetik, pa pasur nevojë të një vendimi gjyqësor. Kjo është e pasqyruar qartë nga ligjvënësi në ligjin e dekriminalizimit, pikërisht në nenin 2 pika 2 e ligjit.

Ndaj ritheksoj dhe një herë: Çdo deformim që i bëhet ligjit në interpretim, nuk ndihmon askënd. Përkundrazi, nxjerr në pah dhe një herë se: Ndarja nga mentalitetit parti-shtet në drejtësi, duket se vazhdon të mbetet e mbizotërojë akoma tek ne. Ndaj kam ritheksuar se: Reforma në Drejtësi, fillimisht fillon me reformimin e mentalitetit të njerëzve të vetë sistemit të drejtësisë pasi Drejtësia është ajo që jo vetëm dënon por, dhe mbron liritë themelore të njeriut. Ky është dhe dallimi midis shtetit diktatorial dhe shtetit demokratik. Ndaj drejtësia është jo vetëm pushteti i tretë por dhe pushtet i pa varur nga pushtetet e tjera.

 

Next Post
Rikonstruktohen rrugët në Njësitë 5 dhe 6/ Veliaj: Tani kemi jo vetëm shkollë të re, por edhe super infrastrukturë

Rikonstruktohen rrugët në Njësitë 5 dhe 6/ Veliaj: Tani kemi jo vetëm shkollë të re, por edhe super infrastrukturë

Comments 1

  1. Anonymous says:
    4 years ago

    Shumë fantastik si shkrim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vokshi dhe Mediu në IDU: Disa në Bruksel na shohin si anti-europianë pse punësuam në fushatë menaxherin e Trumpit

Vokshi dhe Mediu në IDU: Disa në Bruksel na shohin si anti-europianë pse punësuam në fushatë menaxherin e Trumpit

December 6, 2025
“Lajme dezinformuese”, Urdhri i Stomatologut: Nuk ka zgjedhje të reja, Presidenti është zgjedhur dhe njohur ligjërisht

“Lajme dezinformuese”, Urdhri i Stomatologut: Nuk ka zgjedhje të reja, Presidenti është zgjedhur dhe njohur ligjërisht

December 6, 2025
Avokatët e Veliajt: E drejta për t’u njohur plotësisht me aktet, kusht themelor për mbrojtje efektive

Avokatët e Veliajt: E drejta për t’u njohur plotësisht me aktet, kusht themelor për mbrojtje efektive

December 6, 2025
Zhvillohet në Makao ekspozita mbi makinat dhe elektronikën e inteligjencës artificiale

Zhvillohet në Makao ekspozita mbi makinat dhe elektronikën e inteligjencës artificiale

December 6, 2025
“Tregohuni të zotët e vetes”, SHBA i jep afat Europës: Keni kohë deri në 2027-tën për..

“Tregohuni të zotët e vetes”, SHBA i jep afat Europës: Keni kohë deri në 2027-tën për..

December 6, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

December 6, 2025
SPAK zbardh atentatin e telekomanduar të Preng Gjinit/ Kush janë ish-funksionarët e policisë të përfshirë në kultivim droge

SPAK zbardh atentatin e telekomanduar të Preng Gjinit/ Kush janë ish-funksionarët e policisë të përfshirë në kultivim droge

December 6, 2025
Humbi jetën nga sulmi me thikë në zemër, përcillet për në banesën e fundit 15-vjeçari në Bulqizë

Humbi jetën nga sulmi me thikë në zemër, përcillet për në banesën e fundit 15-vjeçari në Bulqizë

December 6, 2025
Fermerët në Greqi përforcojnë bllokadat, plagosen 4 fermerë dhe 1 polic! Mitsotakis: Jemi për dialog!

Fermerët në Greqi përforcojnë bllokadat, plagosen 4 fermerë dhe 1 polic! Mitsotakis: Jemi për dialog!

December 6, 2025
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Fjalëtore!, thotë Mark Zefi për foltoren e Mirditës

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In