• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Non grata-t e shpallura dhe të hequra me dollarë do të ishin një damkë për SHBA-të

by Preç Zogaj
11/05/2025 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Në Shqipëri po investohet rëndë një opinion shumë i rrezikshëm për imazhin e SHBA-ve në sytë e shqiptarëve: Shpalljet ‘non gratta’ në Uashington mund të bëhen me dollarë dhe mund të hiqen me dollarë!

Një opinion si ky e tregon shtetin amerikan një arenë xhambazësh, të cilët, duke përdorur madhështinë amerikane dhe tarafet në administratë, bëjnë para me abuzimet lloj-lloj të bajraktarëve politikë të një vendi të vogël.

Nëse do të faktohej, do ta zhvlerësonte plotësisht instrumentin ligjor të shpalljeve ‘non gratta’ si një mjet që ka për qëllim të luftojë korrupsionin dhe minimin e demokracisë në vendet mike. Më tej, do t’u jepte një goditje të fortë vlerave amerikane.

Personalisht, nuk e kam besuar Sali Berishën kur u thoshte ndjekësve të tij se ishte viktimë e një komploti të sponsorizuar nga miliarderi Xhorxh Soros dhe veglat e tij në Departamentin e Shtetit. Jo se dija ndonjë gjë më shumë se të tjerët. Por ideja se një miliarder nga të shumtët në SHBA mund të marrë zvarrë për interesa meskine vendimarrjen e shtetit më të fuqishëm të botës nuk më qëndronte.

Njëlloj dhe sot, për të njëjtën arsye, projekti i kundërt për të zhbërë një ‘non gratta’ me 6 milion dollarë, nuk më qëndron.

Për lobimin e shpalljes para katër vitesh nuk e dimë sa dollarë janë venë në dispozicion nëse janë venë, si janë dhënë nëse janë dhënë, kush është paguar, çfarë gjurme kanë lenë në procedurën e sanksionimit të ish kryeministrit shqiptar. Berisha me rrethin e miqve të tij në SHBA nuk kanë sjellë ndonjë provë përgjatë këtyre viteve. E kanë mbajtur në nivelin e pikëpamjes.

Për lobimin e kundërt, që synon heqjen, ka transparencë të plotë. Që është shumë më mirë se po të mbetej në kulisa. Kontrata me kompaninë lobuese “Continental Strategy” me vlerë 6 milion dollarë është regjistruar sipas rregullave.

Aktorët janë ekspozuar me emër e mbiemër. Carlos Trujillo, një aleat i hershëm i Trump, vajza e shefes së kabinetit të Tramp, Susie Wiles, Alberto Martinez,i cili ka qenë shef i stafit të senatorit Marco Rubio, para se të merrte postin e sekretarit të Shtetit. Në pika kyçe të gjithë.

Sipas klisheve shqiptare për tarafet, vajza do t’i thotë mamasë, mamaja Trampit. Po çau mamaja, Tramp do t’i thotë Rubios, i cili do të jetë i mbuluar ndërkohë!

Gjithkush që ka mundësi është në të drejtën e tij të hedhë paratë për të hequr një dënim, një damkë. E drejtë apo e padrejtë qoftë.

Në rastin e Berishës, aktualisht kryetar i PD-së, heqja do t’i zbardhte faqen dhe do të kishte vlerë politike e publike nëse do të përmbushte dy kushte:

Së pari, Sekretari Rubio denoncon intrigat eventuale që kanë prodhuar sanksionimin e kryeministrit të Shqipërisë. Pra, e rrëzon vendimin e paraardhësit të tij Blinken si padrejtësi. Kjo do të ishte ideale. SHBA-të janë vendi që kanë bërë diferencën në virtytin e forcës për të njohur e korrigjuar gabimet e tyre.

Natyrisht, për personin Berisha dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve ka vlerë t’i hiqet edhe si falje apo në formën e faktit të kryer, pa i prekur motivet e heqjes.

Së dyti, duke u siguruar që këto akte të bëhen falas. Në nderin e SHBA-ve dhe vetë personit që ka kërkuar. I cili presupozohet se është një aleat i Partisë Republikane në pushtet.

Në të kundërtën, nëse kjo histori mbahet pezull e avancohet drejt finalizimit me këste, me marrjen e gjithë ryshfetit apo më shumë, imazhi dhe kulti i SHBA-ve në Shqipëri do pësonin bjerrje të forta, diçka dëshpëruese për shumicën dërmuese të shqiptarëve. Do të legjitimohej fuqia demoniake e parasë për t’i thënë të zezës të bardhë dhe të bardhës të zezë. Më tej dhe më keq, “sundimi i ligjit dhe “askush mbi ligjin” si arritje ende të brishta, do të rrezikonin sakrifikimin në xhunglën e pandëshkueshmërisë dhe pashpirtësisë.

Ndaj, thirrja për partnerët amerikanë është: Hiqjani sa më parë ‘non gratën’ Sali Berishës. Pa dollarë. Me dollarë i kushton shumë – shumë shtrenjtë Shqipërisë.

Next Post
E para zyrtare që voton, Spiropali mesazh për qytetarët: Tregoni që jeni europianë!

E para zyrtare që voton, Spiropali mesazh për qytetarët: Tregoni që jeni europianë!

Comments 2

  1. Proshi says:
    10 months ago

    O Preç. Edhe nëse i hiqet falas non grada Berishës nuk shpëton Shqipëria nga vjedhjet dhe pagesat nën dorë për një votë, sa rron ajo familje. Është adn-e hajdutit që nuk të shkulet kurrë. Le të paguajë Amerikën sa ka para se nëse i hedh ato tek shqiptarët bëhet hataja. Do e kemi Saliun kryeministër edhe kur të shndërrohet si mumje në atë zyrë.

    Reply
  2. L.Xh says:
    10 months ago

    Sinqerisht Preç, ke filluar të rrjedhësh, ske faj, do s’do, pleqëria vën të vetën.
    Para një jave a më pak, na shkruaje se SHBA kanë detyrim të na sqarojnë ne Shqiptareve, për non gratën e Berishes, ndersa sot, këthen mësallën (jo faqen) nga ana tjetër.
    Pacipësi nga ana juaj Preç.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit”, Ambasada e SHBA-ve mesazh qytetarëve të saj për protestën e PD

March 19, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

March 19, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Nard Ndoka kritika Berishës: Nuk e bëri kurrë PD-në një parti demokratike, i la të gjithë nën hijen e tij

March 19, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A thua e beson PPE Berishën?

March 19, 2026
Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

March 19, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: I thashë Netanyahut të mos godiste centralet energjetike iraniane, nuk do ta bëjë më

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In