• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Non-grata’/ Media amerikane: Shumë zyrtarë kanë kërkuar informacione se mos janë në shënjestër!

by
08/07/2021 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me anë të një historie, mediat amerikane, kanë treguar sanksionet që Joe Biden, ka vendosur ndaj personave të shpallur ‘non grata’ e vendosur në ‘listën e zezë’ të DASH.

Media sjell historinë e “Gergory”, një djali që disa vite më parë, luante për ekipin e basketbollit në Universitetin Shtetëror të Cleveland. Ai nuk mori rezultate shumë të mira në këtë sport, e për këtë arsye, u largua nga shkolla.

Por kjo ëndërr e djalit, sipas medias amerikane, është prerë në mes nga Presidenti Biden. Kjo, pasi babai i tij, Ihor Kolomoyskyy, një person që zyrtarët e SHBA e cilësojnë sit ë korruptuar dhe një kërcënim për demokracinë e Amerikës. Në muajin Mars, Sekretari i Shtetit Antony Blinken, njoftoi se Kolomoyskyy dhe familja e tij, do i ndalohej hyrja në SHBA.

Edhe pse i biri i Ihor, është i pafajshëm nga gabimet e të atit, atij do i ndalohet hyrja në SHBA. Që nga nisja e punës së administratës Biden, një nga hapat më imediate që ka marrë, ka qenë ndalimi i korrupsionit dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Për kaq pak muaj, që nga fitorja e demokratit, DASH ka shpallur ‘non grata’ më shumë se 100 njerëz, nga vende të ndryshme të botës, duke vijuar nga Guatamala, Bjellorusi, por edhe Shqipëri. Zyrtarët dhe analistët në SHBA, thonë se sanksionet vendosen që personat e përfshirë, apo dhe familjarët e tyre të frenojnë korrupsionin

“Shumë nga njerëz të nivelit të lartë, i dërgojnë fëmijët në Havardm, blejnë apartamente në Manghattan dhe bëjnë pushime në Kaliforni. Ata kanë vjedhur shumë para dhe mund ta bëjnë këtë gjë”, tha Gary Kalman, drejtori i zyurës së transparencës në SHBA.
Media sqaron më tej, se shpallja ‘non grata’ nuk është e sigurt që minimizon korrupsionin e këtyre zyrtarëve dhe nuk ndalon plotësisht abuzimin e demokracisë apo të drejtave të njeriut.

 

 

Burime nga DASH kanë bërë të ditur për median, se zyrtarë të tjerë në botë janë tronditur nga vendimet e fundit të Biden, e për këto arsye, kërkojnë informacione në ambasada për të mësuar se mos janë në shënjestër.

Ndryshe nga Donald Trump, administrate Biden, po përdor shpalljen ‘non grata’ me një ritëm të shpejtë, për të frenuar fenomenin e korrupsionit në botë. Media, përmend edhe vendimin për shpallje ‘non grata’ ndaj ish-presidentit e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, ajo thotë se ky i fundit është ndaluar për çështje korrupsioni.

Pse ndalohet e gjithë familja

Ish-zyrtarë të SHBA e kanë argumentuar këtë hap si vendimtar, pasi zyrtarët e korruptuar, shpesh i vendosin pasuritë në emër të bashkëshortes/it dhe fëmijëve. Ekziston gjithashtu mundësia që fëmija me anë të parave të fituara nga korrupsioni, po shkollohen në shkolla të shtrenjta.
Administrata e Biden aktualisht po rishikon peizazhin e sanksioneve amerikane të lënë pas nga Trump, administrata e të cilit përdori pa pushim sanksione ekonomike kundër individëve, organeve qeveritare dhe enteve të tjera me rezultate të paqarta.

Vendosja e sanksioneve ekonomike zakonisht kërkon që zyrtarët amerikanë të përmbushin nivele më të larta të provave sesa ndalimet e vizave. Duke qenë se Biden dhe ndihmësit e tij po përpiqen të tregojnë se janë serioz në lidhje me premtimet e tyre për të goditur korrupsionin global dhe keqbërës të tjera, ndalimi i vizave është pa dyshim ‘shkopi’ më i përshtatshëm në dispozicionin e tyre.

/b.h

Next Post
Vdekja e 29-vjeçares në Durrës 5 ditë pasi solli fëmijën në jetë, kunata e saj rrëfen detajet rrëqethëse

Vdekja e 29-vjeçares në Durrës 5 ditë pasi solli fëmijën në jetë, kunata e saj rrëfen detajet rrëqethëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I jepet fund kontratave 1 euro, por duhet kujdes kur..” Braçe për ligjin e PPP: Transparenca nuk është e plotë

“I jepet fund kontratave 1 euro, por duhet kujdes kur..” Braçe për ligjin e PPP: Transparenca nuk është e plotë

December 11, 2025
Gjekmarkaj- Peleshit: Je kthyer në një haberxhi! Po i trajtoni titullarët e institucioneve të drejtësisë si zëdhënës të deputetëve..

“Buxheti 2026 ndan njerëzit, por bashkon përfituesit në një tryezë!” Gjekmarkaj: Prodhon edhe më shumë plagë sociale

December 11, 2025
Njeriu i Vitit nga ‘The Time’ shpallen arkitekët e Inteligjencës Artificiale

Njeriu i Vitit nga ‘The Time’ shpallen arkitekët e Inteligjencës Artificiale

December 11, 2025
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

December 11, 2025
Hapësirat publike/ Rama: Rritet çdo ditë sipërfaqja e çliruar në Tiranë! Projekte të reja sistemi

Hapësirat publike, Rama: Vijojmë punën për të liruar trotuaret dhe rrugët e zaptuara

December 11, 2025
Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e ish-zv ministres së Brendshme Rovena Voda/ Mori ryshfet për punësimin në ministri

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e ish-zv ministres së Brendshme Rovena Voda/ Mori ryshfet për punësimin në ministri

December 11, 2025
Klodian Braho, kreu i ri i SPAK/ Ja anëtarët e KLP-së që e zgjodhën, zbardhet lista e votimit

Klodian Braho, kreu i ri i SPAK/ Ja anëtarët e KLP-së që e zgjodhën, zbardhet lista e votimit

December 11, 2025
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

PROFIL-Zgjidhet kreu i SPAK, kush është Klodian Braho, karriera e tij në sistemin e drejtësisë

December 11, 2025
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, Gonzato: Përgëzime për detyrën e re, mirëpresim bashkëpunimin

December 11, 2025
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In