Sali Berisha është shfaqur pesimist për procesin gjyqësor që ka nisur kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Gjykatën Korreksionale të Parisit, po e ndjek avokati i tij.
Ai dha detaje mbi ecurinë e këtij procesi në një konferencë për mediat me gazetarët nga selia e PD-së.
“Ka kundërshti të forta sepse asnjëri nga ne nuk është qytetar francez dhe se Sekretari Blinken ka imunitet. Ka pro, faktin se shpifja dënohet aty ku lind.
Tani është në ndërgjegjen e gjykatësit ta vendosë. Unë përpjekjen time madhore e kam adresuar te transparenca. Deri sot, nuk kemi një provë të vetme që fakton, përveç deklaratave “fakte kemi, por s’i themi”. Këto nuk qëndrojnë”, tha Berisha.
Një ditë pasi u shpall i papërshtatshëm për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, për shkak se ishte “i përfshirë në korrupsion madhor”, Berisha tha se do të padiste personalisht Sekretarin e Shtetit, për shpifje./m.j