• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dinamika e konfliktit, hap pas hapi: Çfarë bënë djemtë e Tom Doshit? U rrahën për një foto Instagrami me shufra hekuri

by Java News
26/04/2022 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djemtë e ish-deputetit Tom Doshi u përfshinë në një sherr me shufra hekuri, duke rrahur një klient në një qendër estetike.

Sipas burimeve policore ata janë konfliktuar me të për një foto Instagrami.

Për këtë, ata thirrën në ndihmë edhe truprojën e tyre dhe kur klienti arriti të shpëtojë prej tyre, ai kërkoi ndihmën e policisë.

Por edhe kjo e fundit u dhunua gjatë tentativës për të mbrojtur 38-vjeçarin e përfshirë në konflikt.

Gjatë komunikimit me zyrtarë të policisë, gazeta mundi të mësojë detaje ekskluzive mbi këtë ngjarje, ndërsa djemtë e Doshit janë shpallur në kërkim nga policia.

“Një person i gjakosur po vraponte dhe dy persona të tjerë po e ndiqnin dhe e qëlluan sërish”.

Kështu e nisin përshkrimin e vendngjarjes oficerët e policisë, që u njoftuan në radio se në rrugën “Ismail Qemali” në ish-Bllok kishte konflikt.

Sipas asaj që iu tregua nga policia, konflikti nisi përballë një qendre estetike dhe policët shkuan në vendngjarje.

Ata kapën në flagrancë E.L., (truproja) të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet në trup një  pistoletë “Bereta”.

Pas skanimit, arma e zjarrit rezultoi se ishte e dokumentuar si e truprojës së Tom Doshit në datë 23 shkurt 2021.

Por policia thotë se urdhëroi sekuestrimin e saj menjëherë pas ngjarjes së kësaj të hëne.

Të tre personat, njëri që po ndiqej dhe dy të tjerët, oficerët i përshkruajnë si të gjakosur.

Sipas tyre, policët menjëherë reaguan, duke mbyllur derën për të marrë në mbrojtje të parin.

“Ai na tha se disa persona po tentonin ta vrisnin dhe që më pas një person kishte hyrë me forcë në godinë.

Duke thënë se ishte djali i Tom Doshit, ai iku në brendësi, duke zbritur shkallët së bashku me dy të tjerë që e shoqëronin.

Por dy persona të veshur me të zeza, erdhën dhe me një shkop metalik si të policisë, nisën të godasin atë që po mbrohej dhe që u identifikua si R.S.,”.

Policia thotë se ndërhyri për ta mbrojtur këtë person, duke neutralizuar edhe ata që godisnin, të cilët dëmtuan në dorë efektivët e policisë.

Më pas, aty kanë mbërritur edhe forcat “Shqiponja”, deklaron zyrtarisht policia duke bërë të mundur kapjen e personit.

Ndërsa efektivët e tjerë janë vënë në ndjekje të shtetasit që mbante në dorë shufrën e hekurit.

Ky person, sipas policisë, dyshohet se ishte djali i ish-deputetit, i identifikuar si James Doshi.

Konflikti, sipas policisë ka ndodhur mes R.S., dhe dy të rinjve James dhe Markos Doshi, vëllezër.

Njëra nga punonjëset me inicialet E.B., që është e angazhuar në sallon, këmbëngul për policinë se dëgjoi zhurma dhe meqë njëra nga klientet ka nisur të qajë, pasi po shikonin nga dritarja konfliktin fizik, e ka marrë atë për ta qetësuar.

Sipas saj, njëri nga klientët që ishte përfshirë në sherr R.S., ishte klient në sallonin e saj.

Por dëshminë më konfirmuese, sipas policisë, e ka dhënë Y.A., i cili kujton se e kishte klient Markos Doshin, i cili është acaruar me R.S., edhe ai klient për disa foto në Instagram.

“Ata u zunë në pjesën e pasme të sallonit, ku dhe thyen një xham. Më pas Markos doli dhe u kthye me truprojën, i cili e goditi dhe që më pas doli dhe hasi në patrullën e policisë që e mori në mbrojtje. Ata u konfliktuan për një foto në Instagram”, mësohet të ketë thënë në polici Y.A./SI/m.j

Next Post
“Non grata” e Berishës goditje për të gjithë”/ Gjekmarkaj bashkëbisedim me “Vatra”-n në SHBA: Jam shumë i vogël për…!

“Non grata” e Berishës goditje për të gjithë"/ Gjekmarkaj bashkëbisedim me “Vatra”-n në SHBA: Jam shumë i vogël për...!

Comments 1

  1. marxhee22 says:
    4 years ago

    marcos doshi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

March 29, 2026
Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

March 29, 2026
“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

March 29, 2026
Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

VIDEO / Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

March 29, 2026
Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In