Pjesë nga biseda në studio:
Qetësim të situatës me kreun e PD Lulzim Basha?
Deri ku arrijnë mundësitë, a ka negociata mes jush?
Berisha: Gjithçka përcaktohet nga qëndrimi i votës së lirë. Basha është shkarkuar nga referendumi i 18 dhjetorit. Në nuk kemi përjashtime ai do të ketë të drejtë të kandidojë në të gjitha forumet e sa nëse do pranojë votën e lirë. Nuk ka pasur negociata, ka pasur zhvillim, një personalitet i rëndësishëm ., Elmar Brok, që ka bashkëpunuar me Bëshën erdhi në Tiranë. Pasi diskutuam në takimin e parë , më thotë Sali në Uashington dhe Bruksel ka një problem, më thonë se Berisha është në moshë për këtë detyrë. Përgjigja ime ishte: I dashur mik, rikthimi nuk ndodh pse do, ka të bëjë me një tërësi faktorësh që ndodh shumë rrallë në histori dhe vetë fakti që ndokush mendon se kush duhet apo nuk duhet të jetë kryetari i PD , më bën të vrapoj të kandidoj dhe të mos pranoj asnjë ndërhyrje të cilitdo për të na diktuar kryetarin e partisë, sepse partia ime duhet të jetë sovrane. Dhe tjetra sot botën e drejtojnë bashkëmoshatarë të Berishës. Pse tjetër është mosha për një amerikan dhe tjetër për një shqiptar. Mua mosha nuk më shqetëson aspak, por më ka pasuruar dhe Berisha kësaj here do të bëjë gjithçka për të projektuar mandate më të mira.
Kërkesa për dorëheqje të Bashës dhe një hap pas për Berishën?
Berisha: Fitimtari më humbësin janë dy gjëra të ndryshme, janë dy pole të tjera. Do ta quaja lojë me blof.
Deklarata e Bashës se do të ndihmojë PD dhe a shihni se mund të ketë dorëheqje?
Berisha: T’i besosh pas atyre që ka dëshmuar do të thotë të mashtrosh veten, por ka një zhvillim dhe grupi parlamentar është për largimin e tij dhe mbase ai do të gjeje një rreze për të marrë vendimin e duhur.
Çështja e non-gratas?
Berisha: PD do të qëndrojë e pamposhtur në mbrojtje të vlerave , lirisë dhe demokracisë. Një javë para vendimit i ka thënë Lul një force politike që pranon një gënjeshtër për të vërtetë nuk meriton të ekzistojë dhe më ka thënë ke të drejtë. Papajtueshmëri e plotë me mafien e George Soros.
Si do të ishte një ardhje në pushtet për dikë që është non-grata?
Berisha: Shpallja është një akt i mafies së George Soros. Unë deklaroj që në momentin që qeveria e SHBA dhe çdo vendi tjetër mund të paraqesë një provë të vetme të korrupsionit të Berishës, jam i gatshëm të marr çdo vendim. Por shtoj se kjo nuk do ndodhë sepse nuk ka asnjë provë. Unë theksoj se jam i durueshëm dhe proceset gjyqësore do t’i ndjek në mënyrën më të vendosur. Krahas transparencës rruga ligjore është një tjetër element i rëndësishëm.