• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Noka tregon pse nuk u hap zarfi që mbërriti nga SPAK në selinë blu: “Shkruan për PD”, është lojë! Berisha do të paraqitet kur të…

by Os De
14/11/2025 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Flamur Noka i është referuar mosparaqitjes së Sali Berishës sot në SPAK, duke deklaruar se në selinë e PD nuk ka mbërritur asnjë njoftim zyrtar me emrin e liderit të opozitës. Sipas Nokës, zarfi i ardhur ishte adresuar vetëm “për Partinë Demokratike”, ndaj, shtoi ai, nuk mund të hapej nga askush. Ai tha se Berisha do të paraqitet kur zarfi të ketë të shkruar emrin e tij. 

Noka theksoi se përgjegjësi për 21 janarin ka kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se nuk ka patur asnjë urdhër për Gardën e Republikës që të qëllohet drejt protestuesve. 

Ai akuzoi SPAK-un se “po luan” për të krijuar bujë dhe për të eklipsuar, sipas tij, skandalet politike që lidhen me qeverinë, zv/kryeministren Belinda Balluku tek afera 50 mln euro e tunelit të Llogarasë dhe çështjen e kartelit “Sinaloa” ku familja Hysa u sanksionua nga DASH. 

Pjesë nga intervista 

Flamur Noka: PD dhe kreu i saj Sali Berisha nuk i shmanget llogaridhënies dhe vajtjes para drejtësisë. Kjo është një lojë e SKAP për të përhapur thashetheme mediatike për të bërë bujë dhe eklipsuar historinë e skandalit të Ballukut dhe Ramës, skandalit të tunelit dhe eklipsuar lajmin e kartelit të Sinaloa. Kur ma sjellin mua njoftimin pse ma sjellin me emrin Flamur Noka. Në selinë e PD s’ka ardhur asnjë shkresë me emrin Sali Berisha. Ka ardhur një zarf që thotë për Partinë Demokratike. 

Nuk e keni hapur? 

Flamur Noka: Jo. PD ka emra. Kur të vijë letra për Flamur Nokën nuk ka të drejtë ta hapë askush tjetër, por Flamur Noka. Ftohet partia në SKAP? Dini gjë ju? Nuk ka ardhur asnjë kërkesë, asnjë njoftim. Kam qenë disa herë para SKAP-it të partisë. Ka ardhur fletëthirrja me emrin tim. Për emrin e Sali Berishës nuk ka ardhur. Z.Berisha ka deklaruar se sapo të njoftohet do të shkojë. 21 janari ishte tentativë për grusht shteti nga Rama dhe bandat e tij që bënë gjithçka për të marrë pushtetin me dhunë. Të parët të interesuar për të zbardhur 21 janarin ka qenë Sali Berisha, PD. U tentua marrja e pushtetit me dhunë. 4 viktimat janë të Edi Ramës ai i çoi atje për shkelë ligjin, Kushtetutën, i çoi mish për top për karrigen e tij. 

Kush urdhëroi? 

Nuk ka patur asnjë urdhër. Ka një ligj organik për Gardën e Republikës, ka një territor të paracaktuar. Kush e shkel paralajmërohet dhe qëllohet. Nuk ka dhënë kush urdhër. E kanë detyrë oficerët e Gardës që të reagojnë kur një institucion kushtetues sulmohet. Nëse do të kishte urdhër ai gardisti që këta e bënë kryetar bashkie dhe më pas deputet do të tregonte. Pra, nuk bëhet fjalë për urdhër. Sajohet një lajm për të eklipsuar dy lajme që janë dramatike për shoqërinë, tuneli i Llogarasë ku janë Balluku-Rama dhe karteli i Sinalo që fakton atë që ka dhënë PD dhe Sali Berisha se në Shqipëri ka narkoshtet. Anëtari i kartelit i ftuar në zyrën e Edi Ramës ka deklaruar se ka aksione tek Marina Bay resort, ka edhe kazinonë aty, sot është organizatë terroriste sepse cenon sigurinë kombëtare të SHBA si pjesë e Sinaloas. Na rezulton se Rama ka pritur organizatë terroriste, të cilëve u jep leje dhe licenca. 

Kjo është një foto e zonjës Yuri Kim me anëtarët e komisionit të Vettingut tek hoteli i Luftar Hysës. Pra, edhe pas Vettingut është karteli i Sinaloas dhe Luftar Hysit. Dy anëtarë të ONM kanë refuzuar të hyjnë në këtë hotel. Ka ndodhur kur Yuri Kim ishte ambasadore në Shqipëri. Trupa e Vettingut shkonte tek hoteli i kartelit. 

Next Post
Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In